• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NDAJ FAUCIT QË PARALAJMËROI PËR KORONAVIRUSIN/ Shtëpia e Bardhë distancohet. Reagimi ‘surprizues’ i Trump
Home
Nderkombetare

SULMI NDAJ FAUCIT QË PARALAJMËROI PËR KORONAVIRUSIN/ Shtëpia e Bardhë distancohet. Reagimi ‘surprizues’ i Trump

16 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Në një përpjekje për të hapur ekonominë Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e disa ekspertëve të mjekësisë.

Shtëpia e Bardhë u distancua të mërkurën nga një sulm i ri lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga eksperti kryesor i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, edhe pse një artikull në formën e një opinioni botuar në një të përditshme amerikane i pasqyron disa nga mendimet, si ato të Presidentit Donald Trump.

Këshilltari për Tregtinë i Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro shkruante në një opinion të botuar në gazetën “USA Today” se Fauci “ka një qasje të mirë të tijën me publikun, por ka gabuar për gjithçka me të cilën më është dashur të bashkëveproj me të”.

Megjithatë pasi artikulli u publikua drejtoresha e komunikimit strategjik të Shtëpisë së Bardhë Alyssa Farah tha që artikulli i zotit Navarro “nuk kaloi nëpër procesit normal të Shtëpisë së Bardhë të shqyrtimit përpara publikimit të tij dhe se ai është vetëm mendimi i tij(zotit Navarro)”.

Ajo tha se Trump “vlerëson ekspertizën e profesionistëve të fushës së mjekësisë që këshillojnë administratën e tij”.

Kur u pyet rreth artikullit në Shtëpinë e Bardhë Trump tha se “ky është Peter Navarro, por unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me doktor Faucin“.

Më vonë Trump i tërhoqi vërejtje Navarro duke thënë se “ai bëri një deklaratë që përfaqësonte opinionin e tij. Ai nuk duhet ta bëjë këtë gjë“.

Në një intervistë për revistën “The Atlantic” doktor Fauci tha se ai “nuk mund ta kuptonte dot se pse “Shtëpia e Bardhë ishte përpjekur ta dëmtonte ekspertizën dhe këshillat e tij”.

“Mendoj se ata po e kuptojnë tashmë se kjo nuk ishte një gjë e kujdesshme për t’u bërë, pasi vetëm reflekton negativisht mbi ta“, tha ai.

Për sa i takon komenteve të Navarro, doktor Fauci tha se “nuk mund ta shpjegoj Peter Navarron. Ka mendimet e tij“.

Në një përpjekje për të forcuar ekonominë e dëmtuar amerikane përballë avancimit të paepur të pandemisë së koronavirusit Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e Fauci dhe ekspertëve të tjerë të mjekësisë.

Presidenti, i cili po përballet me një garë të ashpër për t’u rizgjedhur në nëntor kundër ish-Nënpresidentit Joe Biden, prej muajsh e ka nënvlerësuar ndikimin e virusit dhe së fundmi ka pohuar se ndikimi i rasteve të reja me koronavirus “tërësisht i parrezikshëm” në 99 për qind të rasteve.

Udhëheqësi amerikan i tha gazetarit të “Fox News” Sean Hannity, se personalisht e pëlqen Fauci, por se ai kishte “bërë shumë gabime”.

Disa ditë më parë, Trump ripostoi në twitter një koment të një ish-prezantuesi të një emisioni lojërash televizive, Chuck Woolery, i cili pa asnjë provë, pretendonte se “të gjithë gënjejnë”, përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe “mjekët tanë, jo të gjithë, por shumica, që ne na kërkohet t’u besojmë”. Brett Giroir, admirali me katër yje në Shërbimin e Shëndetit Publik dhe një prej mjekëve që kanë qenë fytyra e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë, e hodhi poshtë këtë pretendim në një intervistë për NBC të martën.

“Ndonjëherë mund të bëjmë gabime bazuar në informacionin që kemi” tha zoti Giroir “por asnjë prej nesh nuk gënjen. Ne jemi plotësisht transparent me popullin amerikan. Asnjë nga ne nuk ka 100 për qind të drejtë. Askush nga ne nuk ka gjithmonë të drejtë dhe ne e pranojmë këtë”.

Në artikullin e “USA Today” zoti Navarro, shkruante se “në fund të janarit kur po argumentoja mbi çështjen për të ndaluar fluturimet nga Kina në emër të presidentit, Fauci luftoi kundër vendimit të guximshëm të presidentit, i cili mund të kishte shpëtuar me qindra mijëra jetë amerikanesh“.

Vendimi ndalonte shtetasit e huaj që kishin vizituar kohët e fundit Kinën të hynin në SHBA, por nuk përjashtonte anëtarët e ngushtë të familjes së qytetarëve amerikanë si dhe banorët e përhershëm pra ata që kanë një kartë jeshile.

Zoti Navarro pohoi se në fund të janarit kur paralajmëroi për “një pandemi të mundshme vdekjeprurëse”, zoti Fauci “u thoshte mediave të mos shqetësoheshin” siç tha ai.

Zoti Navarro pohoi gjithashtu se Fauci e kishte ndryshuar katër cipërisht qëndrimin e tij lidhur me përdorimin e maskave. Sidoqoftë zoti Fauci me muaj të tërë ka nxitur amerikanët t’i vendosin ato dhe Presidenti Trump vendosi një të tillë në publik për herë të parë fundjavën e kaluar.

“Tashmë zoti Fauci thotë se një nivei në rënie i vdekshmërisë nuk ka rëndësi kur është statistika e vetme më e rëndësishme për të ndihmuar në orientimin e ritmit të rihapjes sonë ekonomike“, tha zoti Navarro. “Sa më i ulët niveli i vdekshmërisë, aq më shpejt dhe më shumë mund ta hapim vendin“.

“Pra, kur më pyesni nëse i dëgjoj këshillat e doktor Faucit, përgjigjja ime është: vetëm me skepticizëm dhe kujdes“, përfundoi zoti Navarro.

Në intervistën për NBC zoti Giroir, tha se “të gjithë jemi shumë të shqetësuar mbi shpërthimin” e mijëra rasteve të reja në vend. Ai shtoi se ndërsa numri i pacientëve me koronavirus në spitale ka rënë nga një pikë kulmore prej 85 mijë në 63 mijë raste, por “me rritjen e shtrimeve në spitalet presim edhe rritje të numrit të vdekjeve”.

Më shumë se 137,000 amerikanë kanë vdekur nga virusi që prej fillimit të pandemisë dhe më shumë se 3.4 milionë janë infektuar. VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAKEROHEN LLOGARITË NË "TWITTER" TË DISA POLITIKANËVE DHE BIZNESMENËVE/ Ekspertët: Më i rëndi që i ka ndodhur një media sociale
Previous article ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ Zoran Zaev shpall fitoren. BDI e Ali Ahmetit siguron 12 mandate parlamentare

s.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT