• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Mjekët paralajmërojnë pasoja afatgjata në organizëm
Home
Shëndet

COVID-19/ Mjekët paralajmërojnë pasoja afatgjata në organizëm

15 July, 2020 F.autor Shëndet

Ende ngelen të paqarta pasojat afatgjate që koronavirusi mund të shkaktojë në organizëm. Informacionet e fundit nga disa mjekë me përvojë në Itali, ngritën shqetësime se pasojat nga pandemia mund të jenë shumë herë më të mëdha sesa ç’u mendua në fillim. Mjekë dhe pacientë nga një prej qyteteve më të prekura në Evropë, rrëfejnë përvojën e tyre. Sipas disa mjekëve me përvojë në qytetin e Bergamos në Itali, një përqindje e konsiderueshme e të mbijetuarve të COVID-19 po shfaqin simptoma problemesh kronike.

Kjo gjë ka ngritur shqetësime se pasojat e infeksionit janë më të mëdha sesa mendoheshin në fillim. “Është një sëmundje sistematike që dëmton arterie në të gjithë trupin, gjë që ndikon edhe tek veshkat dhe truri. Kemi vërejtur edhe dëme të tjera akute si dështim të funskionimit të veshkave që kërkon dializë ose goditje në tru dhe më pas infarkt akut të miokardit. Pra kemi vërjetur shumë ndërlikime të shkaktuara nga virusi. Tani po shohim se një përqindje e madhe e të prekurve po shfaqin dëme kronike nga virusi”, tha Dr. Roberto Cosentini, shef i pavionit të urgjencës në spitalin Papa Giovanni.

“Disa nga organet, siç janë mushkëritë, preken më shumë. Por preken edhe truri, lëkura dhe ndonjëherë kemi edhe pezmatim të enëve të gjakut. Pra, nuk është infeksion që lidhet vetëm me frymëmarrjen. Nuk ka mbaruar”, tha Dr. Emanuela Catenacci, neurokirurge në spitalin Kremona. Bergamo është një nga qytetet më të prekura në Evropë nga pandemia. Sipas Sky News disa të mbijetuar të virusit kanë probleme me përqëndrim, punë normale dhe aktivitete fizike. “Për ata që nuk respektojnë rregullat, do të doja të përjetojnë për një javë atë që ndjeva unë, që një javë të ndjehen aq keq sa kam qenë unë. Kështu mbase do të kuptonin se nuk duhet të injorohen paralajmërimet ose rregullat e detyrueshme që duhen zbatuar”, tha Filippo Alvaini, i mbijetuar i COVID-19.

Në përgjithësi shumica e njerëzve të infektuar me COVID-19 e marrin veten brenda pak javësh. Ndërsa ata që përjetojnë simptoma më afatgjate, zakonisht përballen me plogështi, dhimbje koke, ankth dhe dhimbje muskulore, probleme këto që zgjasin për disa javë. Pacientët që kanë nevojë për kujdes intensiv, përfshirë ata që vihen në aspirator ose dializë, përballen me probleme më serioze. Ata që preken nga pneumonia mund të  perjetojnë dhimbje të mushkërive. Ekzistojnë raporte për enjtje të indit të zemrës, aritmi të zemrës, probleme në funksionimin e veshkave dhe mëlçisë. Megjithatë, është ende herët të dihet nëse këto probleme do të jenë të përhershme për këta pacientë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-BYLIS/ Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi Hoxhallari nuk fal ndaj "ballshiotëve" (VIDEO)
Previous article PROBLEMATIK, POR OFERTAT NUK MUNGOJNË/ Ja skuadrat që duan të afrojnë sulmuesin Balotelli

F.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT