• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E SHITA TEK DOLLARI…”/ Hetuesit ‘zbërdhejnë’ Adjola Lakrën, dëshmia e saj për celuarin ishte….
Home
Aktualitet
Kronikë

“E SHITA TEK DOLLARI…”/ Hetuesit ‘zbërdhejnë’ Adjola Lakrën, dëshmia e saj për celuarin ishte….

15 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Zbulohen detaje të reja dhe prova që rëndojnë pozitën e Adjola Lakrës, vajzës që dyshohet se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën, ish-të dënuarin, që u qëllua për vdekje me 19 plumba në zonën e “Komunës së Parisit” mbrëmjen e 11 qershorit.

Sipas prokurorisë, vajza zhduku telefonin nëpërmjet të cilit komunikonte prej muajsh me më ish-të dënuarin, me të cilin kishte krijuar një lidhje intime, pasi ishte njohur me të në Instagram. Hetuesit kanë dyshime se në këtë mënyrë ajo tentoi të zhdukte provat…

“Unë kam pasur në përdorim atë ditë një celular të markës ‘iPhone X10’ me ngjyrë gold. Në atë telefon kam pasur të regjistruar dy numra, njërin në whatsapp dhe tjetrin për të kryer thirrje. Me Hekuran Billën komunikimet i kryeja në rrjetin whatsapp, por nuk më kujtohet numri. Aparatin telefonik me të cilin komunikoja me Hekuranin e kam shitur diku rreth 2-3 ditë pas ngjarjes, tek “dollari” në qendër të qytetit. Nuk mbaj mend se në emër të cilit person ka qenë i regjistruar ai numër, por di që e kam përdorur rreth 1 vit e gjysmë. Ndërsa numrin tjetër, e kam pasur të regjistruar në emrin tim”, ka deklaruar vajza.

Por edhe kësaj dëshmie 26-vjeccarja nuk i ka qëndruar deri në fund. Në seancën e dytë të marrjes në pyetje, ajo ka ndryshuar version dhe ka deklaruar se telefonin e kishte thyer nga dëshpërimi, pasi mësoi lajmin e vrasjes së të dashurit të saj…

“Unë ndodhesha në një qendër tregtare bashkë me shoqen time Stela, mbiemrin e së cilës nuk e di, kur Lani më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. I thashë po. U ktheva në shtëpi rreth orës 20:30 të mbrëmjes. Hekurani më telefonoi përsëri dhe më tha se do vinte të më merrte të Komuna e Parisit. Mora taksi dhe u nisa. Kur mbërrita te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, i shkrova Hekuranit, por ai nuk më ktheu përgjigje. Pa arritur te qendra Kristal, pashë shumë makina policie të cilat lëviznin me shpejtësi dhe pashë lajmet se ishte vrarë një person. Në telefon kam parë automjetin e Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi dhe kam shkuar ne shtëpinë time. Telefonin me të cilin komunikoja me Lanin e kam thyer copë-copë nga dëshpërimi”, ka qenë versioni i dytë i dëshmisë së saj.

Për hetuesit dëshmitë e menaxheres së një hoteli në Golem, pronë e familjes Lakra, nuk janë të besueshme dhe kontradiktore, kjo vetëm për faktin se ajo pretendon se nuk mban mend as numrat e saj të telefonit, por ka dyshime të forta se tentoi të zhdukte gjurmët duke mos dorëzuar celularin që komunikonte me të dashurin e saj, Hekuran Billën. I dyshimtë për hetuesit është edhe fakti që ajo ka lejuar ish-të dashurin Sebastjan Mali, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-të dënuarit, që t’i dërgonte ftesë Hekuran Billës nga Instagrami i saj. Adjola Lakra ka mohuar të ketë nxjerrë në pritë kuksianin Billa, por nuk ka mundur ta binde drejtësinë ta lërë të lirë, pasi edhe gjykata e Apelit e konfirmoi dy ditë më parë masën e arrestit me burg për të. Si i dyshuar kryesor për vrasjen e Hekuran Billës është arrestuar, Viktor Marku./ BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA-BYLIS/ Fantastik Ernest Muçi, talenti "bardheblu" realizon një tjetër gol spektakolar (VIDEO)
Previous article NDRYSHIMET KUSHTETUESE/ BE nuk e përjashton hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027 Aktualitet

NUK KA "DRITË JESHILE"/ Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT