• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DO HANË SHKELMA DHE…”/ HABIT Kastriot Islami: Ramës do t’i vijë shuplaka shumë e ashpër nga ndërkombëtarët
Home
Aktualitet
Kronikë

“DO HANË SHKELMA DHE…”/ HABIT Kastriot Islami: Ramës do t’i vijë shuplaka shumë e ashpër nga ndërkombëtarët

15 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, komentoi ndryshimet kushtetuese për Reformën Zgjedhore nga kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare, duke thënë se gjithçka po e bën vetë Rama për të rritur pazarin për postin e Presidentit.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Islami theksoi se çdo gjë duhet të kalojë nga Këshilli Politik, që u ndërtua pasi e kërkuan ndërkombëtarët, duke thënë se “Po nuk kaluan nga Këshilli Politik, do hanë shpulla e grushte nga BE”.

Mes të tjerash, ish-deputeti e cilësoi Ramën një “injorant”, që sipas tij, do t’i vijë shuplaka shumë e ashpër nga ndërkombëtarët.

“Ndërkombëtarët kanë thënë që të merren vesh për reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët iu kanë thënë të gjejnë një mekanizëm, prej ku u ndërtua Këshilli Politik. Pasi u bë një produkt nga ky këshill, me firmë nga PS, PD, LSI dhe opozita parlamentare, dolën ndërkombëtarët dhe e përshëndetën. Absolutisht nuk mund të bëhen ndryshime tani. Prandaj komuniteti ndërkombëtar ka reaguar keq. Por, ky është një mashtrim i trashë dhe prej injoranti nga Edi Rama, i cili është budalla. Rama kërkon të bëhet interesant, që ta thërrasin dhe t’iu thotë që do të bëhet presidenti, pra e bën gjithcka për të rritur pazarin.

Opozita është në kushtet më të ‘rehatshme’, sepse marrëdhania nuk është më mes Ramës dhe opozitën, pasi Edi Rama e ka ballafaqimin me komunitetin ndërkombëtar. Një vend hajdut, i lidhur me kriminelët, që krijon numrin më të madh të emigrantëve, u dashka që të bëhet lojë që Edi Rama të rrijë në pushtet. Po ky nuk ka lidhje me ne. Për cdo gjë duhet të vendoset në Këshillin Politik. Edi Rama do të përfundojë keq e më keq. Ramës do vijë t’i shuplaka më e ashpër se ç’i ka ardhur këtë vit, do t’i vijë nga ndërkombëtarët. Sytë i ka si Sadam Hyseini, është i çakorduar. Është në dyshezë dhe do të shkojë në këtë dyshezë, por do ta cojë marrëzinë e tij deri në fund”, tha Islami.

I pyetur për hapjen e listave, Islami u përgjigj “Mua nuk më intereson fare sistemi, por cdo gjë duhet bërë si më parë me Këshillin Politik. Rama bën sikur hap listat, se gjoja ka thënë populli, por në fakt janë bishtat e tij. Ata që kanë bërë këto ndryshime kushtetese duhen ndëshkuar, sepse dihet që ato duhet të kalojnë nga Këshilli Politik, por edhe se kanë bërë hapje të pjesshme të listave. Rama do që ta ketë në dorë dhe hapjen e listave, për të vënë edhe kukullat e tij”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA MERR VENDIMIN/ Maskat dhe barrierat mbrojtëse bëhen të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur
Previous article RRËFEN PËR MARRËDHËNIEN E TIJ ME "GARDIANIN"/ Emilio Alvarez: U largova sepse nuk doja të punoja më me De Gean

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që… Aktualitet

U PLAGOS NË SY GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT