• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUNDËR COVID-19/ Maska bëhen të detyrueshme në ambientet e mbyllura
Home
Sociale

MASAT KUNDËR COVID-19/ Maska bëhen të detyrueshme në ambientet e mbyllura

14 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Maskat ose barrierat e mbrojtjes prej tekstili do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e mbyllura nga çdo qytetar”. Nga qendra shëndetësore nr. 8 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se vendosja e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura është një masë e domosdoshme, që do të hyjë në fuqi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të kufizuar përhapjen e COVID19.

“Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen”, bëri të ditur Manastirliu.

Duke theksuar betejën e madhe që po bëhet në spitalin infektiv për shpëtimin e jetëve të pacientëve ku aktualisht po trajtohen 90 qytetarë, Manastirliu tha se beteja me Covid 19 vazhdon çdo ditë në terren nga epidemiologët apo edhe mjekët e familjes që po ndjekin rastet me Covid19 në kushte shtëpie. Duke falenderuar personelin shëndetësor për punën e kryer me shumë përgjegjësi dhe duke i garantuar për mbështetjen e vazhdueshme të tyre me materiale të mbrojtjes personale, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar për respektim të rregullave të vendosura.

“Për ata të cilët janë skeptikë dhe nuk zbatojnë rregullat, u them që të shkojnë të takojnë të afërmit e familjarëve të cilët janë të shtruar në spitalin infektiv dhe të shohin se çfarë vuajtjesh kanë ata pacientë. Por ne mund ta luftojmë këtë sëmundje, duke përdorur armët e thjeshta, siç është përdorimi I maskës. Komunitetet shkencore e kanë pohuar se maskat/barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e infeksionit në ambientet e mbyllura. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni. Është shumë e rëndësishme që të na mirëkuptojnë të gjithë qytetarët, që ky është një akt që bëhet për të mirën e shëndetit. Shëndeti nuk ka çmim”, apeloi Manastirliu. Detyrimi për vendosjen e barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura do të përcaktohet me aktin normativ, ku do të përcaktohen edhe penalitetet për mosrespektimin e këtij detyrimi në ambientet e mbyllura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASUESI I HIGUAIN/ Juventus piketon tre sulmues. Kandidat dhe lojtari i Arsenal...
Previous article “PRITEJ MË SHUMË NGA CONTE”/ Capello: Juventus me fat, Milan rrezikon sezonin me...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT