• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Sërish rritje rastesh me COVID-19 në Kosovë. 216 në 24 orët e fundit, vetëm 40 të shëruar
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Sërish rritje rastesh me COVID-19 në Kosovë. 216 në 24 orët e fundit, vetëm 40 të shëruar

13 July, 2020 Delo.autor Rajon

Kosova ka regjistruar sërish një rritje rastesh teksa në 24 orët e fundit ishin 216 të tilla me COVID-19. Një rritje e lehtë krahasuar me dje pasi janë 13 raste më shumë por përsëri shifrat ngelen mbi 200.

Nga ana tjetër 40 pacientë fituan betejën me koronavirus teksa u shënua një viktimë së fundmi nga COVID-19.

Tashmë numri total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë po shkon drejt 5 mijës.

NJOFTIMI I IKSHP

40 TË SHËRUAR DHE 216 RASTE ME COVID-19!

Sot më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASKA JU LË PA OKSIGJEN? Çfarë thonë ekspertët pas pretendimeve në rrjet për mbajtjen e tyre dhe sa të sigurta janë?
Previous article AKSIDENT NË AUTOSTRADËN SHKODËR-LEZHË/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetën një person

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT