• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A DO SHKARKOHET PRESIDENTI? Pas disa muajve pauzë, sot mblidhet Komisoni Hetimor për Metën
Home
Politikë

A DO SHKARKOHET PRESIDENTI? Pas disa muajve pauzë, sot mblidhet Komisoni Hetimor për Metën

13 July, 2020 Delo.autor Politikë

Komisioni Hetimor mblidhet ditën e sotme (të hënën), për të shqyrtuar të gjitha provat e mbledhura deri më tani kundër presidentit, por edhe analizuar opinionin e fundit të Komisionit Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që i dha të drejtë kreut të shtetit. Mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00.

Burime për Report Tv kanë bërë me dije se mazhoranca ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do të vendosin shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, megjithatë referuar deklaratës së bërë nga kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja, ka pasur një reflektim nga ana e presidencës. Kur thotë reflektim, e ka fjalë për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese. E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese“, ka thënë më herët Manja.

Fillimisht, komisioni hetimor u ngrit për shkeljet e pretenduara të Presidentit për anulimin me dekret të zgjedhjeve të 8 qershorit të kaluar. Më pas, iu bashkangjit edhe hetimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kur në vend të Arta Vorpsit, Presidenti zgjodhi Marsida Xhaferrllarin.  Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor do të jetë gati para datës 30 korrik dhe do të shqyrtohet në një seancë të veçantë, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AUTOSTRADËN SHKODËR-LEZHË/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetën një person
Previous article FRIKA NGA KORONAVIRUSI/ Donald Trump shfaqet për herë të parë me maskë në publik

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT