Ditën e djeshme deklarata e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, se kryeministri Rama i ka ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama president, bëri bujë në opinionin publik.
Edhe pse Rama e mohoi se i kishte ofruar këtë marrëveshje Bashës, ditën e sotme ka ardhur edhe një reagim nga ish-deputeti Nard Ndoka.
Me anë të një postimi në profilin e tij në facebook, Nard Ndoka e këshillon me ironi kryeministrin të bëhet President i klubit të futbollit “Flamurtari”, i cili është edhe ekipi i qytetit të Vlorës, ku kryeministri ka dalë si deputet i zonës.
“Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër”, shkruan Ndoka krah fotos ku i sugjeron kryeministrit të bëhet president i Flamurtarit.



