• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Projekti “NJË MILIARD EURO”, ngrihet komisioni për autostradën Thumanë-Vorë-Kashar
Home
Ekonomi
Biznes

Projekti “NJË MILIARD EURO”, ngrihet komisioni për autostradën Thumanë-Vorë-Kashar

30 December, 2017 Redaktor2 Biznes, Breaking News, Ekonomi

Projekti i dytë i paketës “One Billion Euro” që do të ndërtohet në vitin 2018-të është autostrada Thumanë- Vorë – Kashar. Burime zyrtare për televizionin Klan thonë se në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është krijuar një format zyrtar i dosjes së këtij segmenti i cili do të jepet për tu ndërtuar në partneritet me privatin.

Ministria ka ngritur edhe një komision për të vlerësuar ofertat për rrugën, ku formula që do të zbatohet është që investimi të kryhet fillimisht me paratë e kompanisë e më pas shteti të bëjë shlyerjen e detyrimeve ndaj firmës pas përfundimit të veprës.

Autostrada do të jetë e gjatë 20 kilometra dhe do të ketë 4 korsi. Në total shpenzimet që ka planifikuar qeveria për këtë rrugë shkojnë 257 milion euro.

Rruga planifikohet të lidhë zonat e banuara në Thumanë, Fushë Krujë, Vorë, Rinas, Aeroport dhe Kashar. Po ashtu do të bëhen edhe rrugë kalimi për lidhjen e këtyre zonave me autostradën. Fluksi që parashikohet në këtë segment është 12 mijë deri në 15 mijë mjete në ditë.

Projekti Thumanë – Vorë është një nga 6 projektet që qeveria ka shpallur si prioritare dhe ka vendosur t’i japë me koncesion të formës PPP, për tu ndërtuar nga privati e për tu paguar më vonë nga buxheti, duke realizuar veprat pa rritur borxhin publik. Në total parashikohet që 6 segmentet të kushtojnë 1 miliard Euro. / Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parashikimi i ekspertit italian: Tre kombinime për 2 ndeshje, ja si del Inter-Lazio
Previous article Brexit në prag, rekord pasaportash irlandeze

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT