• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËN SOFIA DO KTHEHET NË XHAMI/ Reagon ashpër kryeministri grek: Dënojmë vendimin e Turqisë, prek direkt marrëdhëniet tona
Home
Rajon

SHËN SOFIA DO KTHEHET NË XHAMI/ Reagon ashpër kryeministri grek: Dënojmë vendimin e Turqisë, prek direkt marrëdhëniet tona

11 July, 2020 s.autor Rajon

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, dënon vendimin e autoriteteve të larta gjyqësore në Turqi që morën vendimin për kthimin e Shën Sofisë nga muze në Xhami.

“Greqia dënon në mënyrë kategorike vendimin e Turqisë për ta kthyer Shën Sofinë në xhami. Ky vendim, i marrë 85 vjet pasi Shën Sofia u shpall muze, është ofendim për karakterin e saj ekumenik. Për më tepër, është një vendim që fyen të gjithë ata që e njohin Shën Sofinë si pjesë të domosdoshme të trashëgimisë kulturore botërore”, u shpreh Mitsotakis.

Kujtojmë se, Gjykata e Lartë në Stamboll ka vendosur të rrëzojë statusin “muze” të Shën Sofisë, duke i hapur rrugë kthimit të saj në Xhami. Gjykata turke ka rrëzuar një dekret të qeverisë të vitit 1934 që e shndërroi Shën Sofinë në muze, duke i hapur rrugën shndërrimit në Xhami, pavarësisht reagimeve kundër nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA.

“Ky vendim prek qartë jo vetëm marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë, por edhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, UNESCO dhe komunitetin botëror në tërësi. Është një zhvillim vërtet për të ardhur keq që udhëheqja turke, pasi ka punuar për Aleancën e Qytetërimeve në 2005, tani ka marrë vendimin për të kthyer mbrapsht”, përmbyll kryeministri grek.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANTE DROGË NË DISA ZONA TË TIRANËS/ Kush është i riu i arrestuar që lëvizte me pistoletë me silenciator (EMRI)
Previous article DOSSIER/ La Croix (1943): Kur Mehdi Frashëri falenderonte Adolf Hitlerin nëpërmjet një letre

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT