• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQETËSONTE GJITHË LAGJEN ME MUZIKË TË LASRTË/ Mbyllet lokali në Berat. Pronari përplaset me policinë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQETËSONTE GJITHË LAGJEN ME MUZIKË TË LASRTË/ Mbyllet lokali në Berat. Pronari përplaset me policinë (VIDEO)

11 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

I kthyer në një shqetësim për banorët e lagjes “10 Korriku” për shkak të zhurmës që shkaktonte çdo natë, një nga lokalet në qendër të qytetit të Beratit është mbyllur dje në mbrëmje nga policia për disa orë.

Ankesat e shumta të qytetarëve në numrin e policisë 129 kanë detyruar patrullat e policisë të shkojnë në ambjentet e këtij lokali dhe të kërkojnë “uljen e zërit” dhe respektimin e rregullave. Por, mbërritja e forcave të policisë në lokal ka shkaktuar irritimin e pronarëve të cilët janë konfliktuar me policinë dhe jo vetëm.

Ata janë konfiktuar verbalisht edhe me gazetarët që ishin duke filmuar aksionin e policisë, duke u kërkuar me forcë largimin e tyre. Pas kësaj, pranë ambjenteve të lokalit “Shisha Dream” që ndodhet shumë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, kanë shkuar përforcime të tjera policore, që kanë bërë edhe shoqërimin në polici të shumë personave, mes tyre edhe të pronarit të lokalit.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se,po proçedohet penalisht pronari i lokalit, shtetasi M.Ç,51-vjeç,banues në Velabisht,ndërkohë që janë sekuestruar nga policia edhe pajisjet muzikore të lokalit.

Burimet zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat konfirmojnë, se për shkak të muzikës së lartë dhe zhurmës që ky lokal krijon në zonë,ai është kthyer në shqetësim për banorët e pallateve dhe shtëpive përreth që çdo natë ankohen duke kërkuar ndihmën e policisë.

Komunikata e Policisë
Berat

Vijojnë kontrollet e pandërprera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Berat, në subjektet tregtare, për respektimin e protokolleve të sigurisë.

Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokalit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat vijojnë kontrollet ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijojnë aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Nisur dhe nga shqetësimet e qytetarëve, se në lagjen “10 Korriku”, një lokal vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara, forcat e Policisë shkuan menjëherë aty dhe pas konstatimit të muzikës së lartë iu komunikua pronarit të lokalit se duhet të ulte muzikën, gjë e cila nuk u zbatua pas largimit të punonjësve të Policisë.

Në këto kushte punonjësit e Policisë kanë shkuar përsëri për kontroll dhe në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi M. Ç., 51 vjeç, banues në Velabisht.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet muzikore të lokalit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË ARRATI PREJ 15-VITESH PAS VRASJES SË KUNATIT/ Ekstradohet në Shqipëri i shumëkërkuari. Bashkëpunoi edhe me Durim Bamin për… (EMRI)
Previous article COVID-19/ Pedagogia infekton familjarët dhe kolegen me koronavirus në Gjirokastër

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT