Ekstradohet drejt Shqipërisë shtetasi Dritan Karaj, 39 vjeç, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.
Mësohet se ky shtetas është arratisu nga Shqipëria pasi ka vrarë kunatin, e tij, por po ashtu ka bashkëpunuar edhe me një personazh të njohur për policinë dhe jo vetëm, Duri Bamin, me të cilin ka marrë pjesë në një pengmarrje në Vlorë.
Karaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Krimeve të Rënda, e ka dënuar me 19 vjet burg për veprën penale “Vrasja”, ”Prodhimin dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe municioni” dhe ”Rrëmbim personi”.
Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.
Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me Durim Bamin i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit Edmond Tahiraj.
Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë.
Në janar të një viti më parë Karaj u arrestua në Bergamo me qëllim ekstradimin në vendin tonë.


