• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKA për falsifikim firmash, deputeti “xhentëlmen”: Më dhimbte dora, unë jam deputet fuqiplotë
Home
Politikë

REPLIKA për falsifikim firmash, deputeti “xhentëlmen”: Më dhimbte dora, unë jam deputet fuqiplotë

10 July, 2020 s.autor Politikë

Deputeti Adriatik Alimadhi ka akuzuar në mbledhjen e sotmë të Komisionit për çështjet Ligjore, kreun e grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi, se ka falsifikuar firmat e deputetëve firmëtarë nga opozita parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Ai replikoi me tone të ashpra me drejtuesen e kësaj mbledhje, duke thënë se është i përgjegjshëm për deklaratën e tij dhe është i gatshëm ta vërtetojë edhe në rrugë ligjore.

Në këtë moment në mbledhje ka ndërhyrë edhe vetë deputetit Kostaq Papa, firma e të cilit, sipas Alimadhit, është hedhur nga dikush tjetër, ndonëse vetë Papa e tërhoqi më vonë firmën.

Papa tha se do të firmosë sërish mbi emrin e fshirë, duke e çuar në 29 numrin e firmëtarëve. Ai u shpreh se është dakord me këtë qëndrim dhe nuk ka rëndësi nëse e ka firmosur vetë apo jo për shkak të pamundësisë fizike.

Alimadhi: Merreni verifikojeni firmën e Kostaq Papës.

Murrizi: Nuk është Kostaq Papa te lista e firmëtarëve.

Alimadhi: Firmat aty janë hedhur me telefon nga një deputet Ka dhe deputetë në atë listë që janë firmosur nga një deputet. Dua që asnjë e drejtë të mos shkelet. Si firmos një deputet në emër të një tjetri. Nuk mund të firmoset me telefon.

Hysi: Ju duhet të kërkoni ndjesë pasi po fyeni deputetët.

Alimadhi: Nuk dua të më bëni gjyqin. Nuk jam nga ata burra që tërhiqem për një gjë që kam thënë. Unë po them për nismën që kanë marrë, jo që janë të papërgjegjshëm. Krahasimi i dy firmave të Papës është e shpërndarë në rrjetet sociale. Ju zonja Hysi nuk mund të hidhni baltë mbi mua. Mos ma bëni më këtë. Respektoni të drejtat e njeriut. Jam i ndërgjegjshëm. Nëse ju doni përballemi në institucionet e drejtësisë për verifikimin e dy firmave. Firma e Kostaq Papës është ndryshe.

Kostaq Papa: Doja të theksoja disa gjëra. Unë jam një deputet fuqiplotë dhe gjithçka që bëj, e bëj me ndërgjegje të plotë. Unë veproj dhe në forma të tjera. Kur bëhet fjalë për çështje kohe, mund të përdorim 101 forma për të ndikuar. Unë jam dakord për firmën time dhe nuk kam nevojë për avokat. Pas juridikut, kam mbaruar doktoraturën për të drejtën ndërkombëtare. A ka mundësi të ndikojmë për të çuar Shqipërinë në BE.

Nuk ka lidhje nëse ka firmosur dikush tjetër. Unë do ta firmos edhe njëherë mbi emrin tim, për herë të dytë. Ne do lëmë hapur shtegun për të ndikuar për të gjetur një konsesus për të ndryshuar sistemin. Nuk është çështja se hodha një firmë të shtrembër apo ma hodhi shoku sepse më dhimbte dora. Unë do ngjitem lart dhe do firmos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRA TË FRIKSHME NGA SERBIA/ Ndërrojnë jetë 10 pacientë me Covid brenda natës
Previous article POLICIA KONTROLLE NË ZONËN E BLLOKUT/ Nën hetim dy administratorë lokalesh, njëri gjobitet me 10 mln lekë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat Breaking News

"ÇORBA E SORRAVE..."/ Rama shpërndan profilet e komentuesve në rrjetet sociale: Së shpejti edhe provat

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro Politikë

KONCERTI I KANYE WEST NË TIRANË/ Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT