• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“OH, ZOT JAM SHUMË KEQ…”/ Infermierja amerikane filmoi luftën me Covid që e humbi pas 24 ditëve (VIDEO)
Home
Jetë

“OH, ZOT JAM SHUMË KEQ…”/ Infermierja amerikane filmoi luftën me Covid që e humbi pas 24 ditëve (VIDEO)

10 July, 2020 s.autor Jetë

Një infermiere nga New Jersey e cila humbi jetën nga coronavirusi, i kishte kaluar tri javët e fundit të jetës duke filmuar betejën për jetë në një video rrëqethëse.

Në video shihet se si nga rritja e temperaturës i tërë trupi i saj pushtohet nga një plogështi e paparë, më pas mbetet pa oksigjen duke përfunduar në spital.

“Përshëndetje të gjithëve, kam temperaturë të lartë që assesi nuk po mundem ta zbresë, por po pushoj në shtrat. Nuk dua të shkoj në spital”, dëgjohet duke thënë në fillim të videos Pamela Orlando, 65-vjeçe.

Videoja është filmuar në fund të marsit, por së fundmi është shfaqur në rrjetet sociale. Ishin ditët kur iu shfaqën simptomat e para dhe duket relativisht e shëndoshë, e bindur se do të arrijë ta mund virusin në shtëpi.

Por të nesërmen fytyra e saj mori ngjyrë të verdhë, e sjelljet ishin më ndryshe siç edhe thotë para kamerës: “a po dukem si mos me keq”.

“Dhimbjet në shpinë, temperatura assesi nuk do të bie, por edhe nëse ndodh – do të vazhdojë të ndihem keq”, thotë Orlando derisa ishte ende në shtëpi.

Të nesërmen kjo infermiere filmoi vete duke qëndruar shtrirë në spital duke marrë oksigjeno-terapi.

“Dita e tretë e virusit, kam dëgjuar që dita më e vështirë është e nënta, jam e lumtur që jam mirë”, tha ajo duke shpresuar që gjendja shëndetësore do t’i përmirësohej.

Megjithatë në ditën e katërt, videoja shfaq tonin e saj të zërit paksa më ndryshe derisa filmon veten në 3 të mëngjesit e shtrirë në shtratin e dhomës së spitalit.

“Oh zot, kjo nuk është shaka, jam shumë keq”, dëgjohet ajo duke thënë.

E në pamjet tjera shfaqet edhe më keq duke u ankuar. Gjendja e saj shëndetësore përkeqësohej nga çasti në çast derisa në një moment nuk e di ditën.

“Nuk po e di as cila ditë është, po ndihem shumë keq. Jam aq keq sa që nuk jam e sigurtë nëse do t’ia dalë. Të lus zot, më ndihmo”, lutet ajo.

Pasojnë pamjet ku ajo nuk e flet as edhe një fjalë, përveç se vetëm filmon dhe shihet në oksigjeno-terapi.

“Mendoj se është e shtunë, ora 21:15. Sot nuk është ditë e mirë. Nuk po mund as të lëviz e mos të flasë për frymëmarrje. Lutuni që të jem më mirë”, thotë ajo.

Pamjet tjera e shfaqin Orlando duke u kollitur edhe pse kishte maskën me oksigjen në fytyrë, duke i lutur ata që e shikojnë që të luten për të.

“Vazhdoj të jem shumë keq”, thotë ajo.

Orlando ka vdekur më 16 prill, 24 ditë pas ishte diagnostifikuar me COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA ME COVID-19/ Italia ndalon hyrjen e njerëzve që vijnë nga vende me situatë pandemie të rënduar, por jo për shqiptarët
Previous article COVID-19/ Çfarë zbuloi studimi te gratë shtatzëna, më të rrezikuar të vdesin janë…

s.autor

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT