• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Çfarë zbuloi studimi te gratë shtatzëna, më të rrezikuar të vdesin janë…
Home
Jetë

COVID-19/ Çfarë zbuloi studimi te gratë shtatzëna, më të rrezikuar të vdesin janë…

10 July, 2020 s.autor Jetë

Teksa koronavirusi po mban ne ankth tere boten me rekord te prekurish dhe bilance tragjike viktimash, me ne krye SHBA, një studim i ri i publikuar nje dite me pare të enjten tregon se “ka prova të forta” që gratë shtatzëna të infektuara me koronavirus mund të infektojnë fetusin.

Studiuesit në Itali zbuluan prani virusi dhe të antitrupave në placentë, kordën e kërthizës dhe qumshtin e gjirit si dhe në organet gjenitale të 31 grave shtatzëna që ishin shtruar me COVID-19.

Profesori i imunologjisë në Universitetin e Majamit, Claudio Fenizia, autori kryesor i studimit, tha se provat e mbledhura “janë dëshmi e fortë” se transmetimi i virusit në mitër është i mundshëm, por shton se asnjë nga foshnjet e lindura gjatë periudhës së studimit nuk rezultuan pozitivë për koronavirus.

Një tjetër studim, i publikuar të mërkurën në revistën shkencore Nature, arrin në përfundimin se personat e moshuar, meshkujt, pakicat racore e etnike dhe ata me probleme ekzistuese shëndeti si obezitet, diabet apo astmë të rëndë janë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19.

Studimi u realizua nga shkencëtarë britanikë, të cilët analizuan të dhënat e mbi 17 milionë pacientëve në tre muaj. Ata zbuluan se ndër më shumë se 10 mijë persona që vdiqën nga COVID-19 pacientët mbi 80 vjeç kishin 20 herë më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundja krahasuar me ata në të 50-tat dhe disa qindra herë më shumë gjasa se ata në të 40-tat.

Po sipas rezultateve, rreth 11% e numrit total të pacientëve në studim identifikoheshin si racë jo e bardhë dhe këta pacientë, sidomos të racës me ngjyrë apo aziatike ishin në rrezik më të madh të vdisnin nga koronavirusi se pacientët e bardhë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OH, ZOT JAM SHUMË KEQ..."/ Infermierja amerikane filmoi luftën me Covid që e humbi pas 24 ditëve (VIDEO)
Previous article GJENDET I MBYTUR NJË PERSON NË DURRËS/ Trupi i dekompozuar u pikas tek akuariumi i portit, dyshohet sirian apo afrikano- verior

s.autor

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT