• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
‘SHQIPËRIA E BASHKUAR NEVOJË IMEDIATE”/ Spartak Ngjela: Kërkesë e domosdoshme e Perëndimit
Home
Sociale

‘SHQIPËRIA E BASHKUAR NEVOJË IMEDIATE”/ Spartak Ngjela: Kërkesë e domosdoshme e Perëndimit

8 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke theksuar atë ç’ka po ndodh në Veri të vendit.

Përmes një shënimi në facebook, Ngjela thotë se serbët atje janë hedhur në një sulm antishqiptar, sepse pa ata bie qeveria Hoti, që sipas Ngjelës është qeveria Isa Mustafa, “shërbëtor i Beogradit.

Avokati bën deklaratën e fortë teksa thotë se tani në Kosovë po drejtojnë serbët, sepse korrupsioni antikombëtar Thaçi ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa.

“Gjithkush duhet ta kuptojë: Shqipëria e Bashkuar, në të vërtetë, është nevojë imediate e kësaj kohe historike – një kërkesë e domosdoshme e qytetërimit perëndimor dhe e frymës atlantike”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës

E shihni gjendjen në Veri të Kosovës?
Serbet atje janë hedhur hapur në sulm antishqiptar, sepse pa ata bie qeveria Hoti. As nëpër kolonitë e Shekullit të Nëntëmbëdhjetë nuk ka pësuar një poshtërim të tillë nga kolonizatorët.

Tani në Kosovë po drejtojnë serbët, sepse korrupsioni antikombëtar Thaçi ia ka dhënë shumicën qeverisëse beogradasit Isa Mustafa, me votat e serbëve në Parlament.
E pse duhej kjo shumicë dhe kjo qeveri e re Mustafa me vota serbe, që të merrnin forcë serbët pushtues në Veri të Kosovës?!
Shenjat janë se kjo qeveri i është dashur Beogradit.
Turp për këtë gjendje skllavërie që ka pushtuar politikën e lartë në Kosovë!
A ka ende shqiptarë në drejtimin e atij shteti, apo drejtojnë beogradasit e Isa Mustafës?
Mos vallë kanë mbaruar shqiptarët e vërtëtë në Kosovë!!!

E shihni se çfarë po pjell lëvizja Thaçi për ringjalljen e Mustafës?
Nuk po kuptohet ende: në këtë pështjellim kombëtar, ka apo nuk ka tradhëti? Po, për një gjë jam i sigurt: asgjë nuk bëjnë dot këta shqiptarë të korruptuar e pastaj të shitur. Nuk bëjnë dot gjë as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Prandaj është më mirë për ta të tërhiqen, sepse kjo histori që ka nisur si riformim historik i Arbërisë së Re, nuk do të këtë kthim mbrapa.
Gjithkush duhet ta kuptojë: Shqipëria e Bashkuar, në të vërtetë, është nevojë imediate e kësaj kohe historike – një kërkesë e domosdoshme e qytetërimit perëndimor dhe e frymës atlantike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Komiteti Teknik merr VENDIMIN: Mbajtja e MASKAVE do bëhet ME DETYRIM
Previous article ALFRED PEZA/ Kur BE "e jep", por tellallët e opozitës nuk "e shesin"!

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT