Një nga hotelet më prestigjoze në vend, Sheraton, i cili ka operuar për rreth 14 vjet në Shqipëri, ka pritur e përcjellmijëra njerëz dhe pesonalitete, jo vetëm shqiptare por edhe të huaj.
AlpeNews.al, po i u sjell një numër të vogël të personazheve VIP, të cilët kanë zgjedhur këtë hotel për të pushuar.
Bleona Qereti është një nga këngëtaret që ka zgjedhur Sheraton për të ndenjur gjatë vizitave të saj në Tiranë. Madje aty i është bërë edhe një reng nga Ermali gjatë emisionit Xing me Ermalin ku i hynë në dhomë dhe i këndojnë “Shumë urime për ty”.
Rita Ora është një nga këngëtaret e tjera që ka zgjedhur këtë hotel gjatë vizitave të saj në Shqipëri.
Anastacia është një nga këngëtaret ku mbajti një koncert në stadiumin “Qemal Stafa”, dhe qendroi në Sheraton.
Nuk mund të harrohet edhe ardhja e yllit të Real Madridit Cristiano Ronaldoi cili edhe ai ka zgjedhur Sheraton për të pushuar gjatë ndëshjes Shqipëri-Portugali.
Toni Blair është një nga diplomatët që ka zgjedhur hotelin Sheraton në kur ka vizituar Shqipërinë.
Pra siç mund të shihet, ky ka qenë një nga vendet e preferuara të personazheve VIP të cilët kanë besuar të vetmin hotel me 5* në Shqipëri.
Përgatiti:AlpeNews.al








