• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DYSHUAR PËR VRASJE, PASTRIM PARASH POR DOLI NGA BURGU/ Kush është Behar Bajri që “OFL” i kërkon pasurinë
Home
Aktualitet
Kronikë

I DYSHUAR PËR VRASJE, PASTRIM PARASH POR DOLI NGA BURGU/ Kush është Behar Bajri që “OFL” i kërkon pasurinë

8 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Në mesin e personave të cilëve OFL-ja i kërkoi sot të plotësonin formularin e pasurisë është edhe Behar (Brajoviq) Bajri, i cilësuar si një prej anëtarëve të grupit të ashtuquajtur “Bajri”.

Ai fitoi lirinë në hënën më 29 qershor, pasi Gjykata e Shkodrës përcaktoi si masë sigurie detyrimin për paraqitje të tij duke zëvendësuar masën e deritanishme të arrestit me burg në pritje të gjyqit, ndërsa dyshohet për kryerjen e disa veprave të rënda penale – nga vrasja, gjobëvënia e deri tek pastrimi i parave.

Më 21 shtator 2018 Policia e Shtetit gaditi grupin “Bajri” duke arrestuar në zonën e Xhamllikut në Tiranë Safet Bajrin (Rustemi) një ndër më të kërkuarit e autoriteteve belge në atë kohë. Paralelisht operacioni u shtri edhe në Shkodër dhe Roterdam të Holandës, duke arrestuar 11 persona të akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me qendër në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Pas arrestimit të Safet Bajrit në Tiranë, Behar Bajrit në Holandë dhe Enver Bajrit në Spanjë, ish- Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti një mori akuzash; mes të cilave përfshirje në gjobëvënie, lotari të paligjshme e trukim ndeshjesh si dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm mbi administratën shtetërore, krime që sipas saj u kryen në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Por gati dy vjet pas nisjes së hetimeve, drejtësia dështoi të vërtetonte ekzistencën e një grupi të strukturuar me emrin “Bajri”, ndërsa dosja është dërguar për gjykim më datë 17 qershor me akuza të rrudhura.

SPAK e pushoi akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” duke u bazuar në kriterin numerik formal të bashkëpunimit mes tre anëtarësh të përcaktuar në Kodin Penal dhe e përcolli dosjen në drejtim të Prokurorisë së Shkodrës në shkurt 2020.

Nga shkurti në maj 2020, dosja “Bajri” bëri disa herë ecejake mes Tiranës dhe Shkodrës para se Gjykata e Lartë të ndërhynte në konfliktin e kompetencës, duke i dhënë të drejtë SPAK-ut.

Më datë 20 maj, në zbatim të urdhërimit të dhënë nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Shkodrës zhvilloi seancën për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë së këtij rrethi, për “shuarje dhe caktim mase” ndaj të ndaluarve në shtator të 2018-ës si anëtarë të grupit “Bajri” në Shkodër duke lënë të lirë shumicën e tyre.

Gjykata e Shkodrës pranoi atëherë kërkesën e prokurorisë respektive për shuarjen e masës së sigurimit “arrest me burg” ndaj Behar Brajoviq Bajri, i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “vrasje me dashje” mbetur në tentativë; “vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim; “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”; “organizimi i llotarive të palejuara”; “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ndërsa zgjati afatin e paraburgimit për 1 muaj për veprat penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojne funksione publike” dhe “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” për t’i dhënë lirinë të hënën më 29 qershor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORGANIZATË KRIMINALE, SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI E DROGË/ OFL shkon në Shkodër e Mirditë, ja kujt ia kërkon pasurinë
Previous article E FUNDIT/ Gjendet një person i pajetë në rrugë, ja dyshimet e para për ngjarjen

Delo.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT