• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ “Dorëzohet” OBSH-ja, pranon faktin se Covid-19 transmetohet përmes ajrit
Home
Nderkombetare

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ “Dorëzohet” OBSH-ja, pranon faktin se Covid-19 transmetohet përmes ajrit

8 July, 2020 Delo.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

OBSH ka pranuar faktin se ekziston mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes ajrit, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organizatën që të përditësonte udhëzimet për përhapjen e virusit.

Maria Van Kerkhove, nga grupi teknik i Organizatës tha se “Ne e kemi pranuar këtë si mundësi, si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”.

Më 6 korrik 239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës nënshkruan një letër të hapur drejtuar OBSH-së ku i kërkohej asaj të rishikonte rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Sipas ekspertëve, kjo gjithashtu do të nënkuptonte një rishikim të sistemeve të ventilimit në shkolla, shtëpi, strehimoret e të moshuarve, zyra, bare dhe restorante, për të minimizuar riciklimin e ajrit.

Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit na tregojnë se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA KUNDËR ORËS POLICORE NË SERBI/ Përleshje e gaz lotsjellës, 20 të plagosur, 13 policë dhe 7 civilë (VIDEO)
Previous article "DO TA NDEZIM ZJARR TIRANËN, SIÇ BËRI BEOGRADI"/ Nikoll Lesi: Rama të dridhet, ditët të zeza e presin

Delo.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë Aktualitet

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT