• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRANGA EFEKTIVIT TË KAVAJËS/ I kërkoi 4 mijë euro një personi për të mos ia arrestuar djalin që theu Aktin Normativ gjatë pandemisë
Home
Aktualitet
Kronikë

PRANGA EFEKTIVIT TË KAVAJËS/ I kërkoi 4 mijë euro një personi për të mos ia arrestuar djalin që theu Aktin Normativ gjatë pandemisë

8 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK dhe SHÇBA, arrestojnë në kushtet e flagrancës 1 punonjës policie me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, për korrupsion.

Ky shtetas i kishte këruar 4 mijë euro një qytetari që të mos i arrestonte djalin i cili kishte thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë

NJOFTIMI
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Durrës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Golemi”, në funksion të procedimit penal për veprën penale të “Korrupsionit pasiv“.

Pas një hetimi duke aplikuar metoda speciale të hetimit, drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë, I.D.

Ai dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”. Subjekti i këtij procedimi penal, kryente funksionin e specialistit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë”, oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit.

Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal, në momentin e shkëmbimit të vlerave monetare të kërkuara nga specialisti i Hetimit të Krimeve, në kushtet e flagrancës, oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan N/Komisarin I.D., si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

#08009090SHÇBA
#SPAK

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina shmang përplasjen, përfundon në hekurat anës rrugës (FOTO+VIDEO)
Previous article PO TENTONTE TË HYNTE NË SHQIPËRI/ Me 15 mijë paund të padeklaruara në çantë, procedohet në Rinas 29-vjeçari nga Mati

Delo.autor

Postime të ngjashme

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

THYHET BOJKOTI NË UNIVERSITETE/ Studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh Aktualitet

THYHET BOJKOTI NË UNIVERSITETE/ Studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë Aktualitet

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT