Gjashtë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të hënë në Durrës duke e çuar në 213 numrin e të infektuarve në këtë qark.
Rastet e reja të konfirmuar janë raste kontakte të zinxhirit epidemiologjik në këtë qytet.
Fatmirësisht ditët e fundit nuk është konstatuar ndonjë vatër e re infeksioni, por janë persona kontakti me të infektuarit e mëparshëm. Ndërkohë në Durrës deri më tani kanë humbur jetën nga Covid 12 qytetarë.
Ndërkohë këtë të hënë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 71 raste pozitive me Covid dhe kanë humbur jetën 3 persona, mes të cilave një mjek.


