• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Njihuni me pjesën më interesante të vitit. Ja kush janë 10 femrat shqiptare që DOMINUAN 2017!
Home
Ekskluzive

EKSKLUZIVE/ Njihuni me pjesën më interesante të vitit. Ja kush janë 10 femrat shqiptare që DOMINUAN 2017!

30 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Vetëm një ditë na ndan nga viti i ri 2018, dhe ne nuk mund të linim pa përmendur 10 femrat shqiptare që bënë namin në vend dhe në gjithë botën.
Janë nga fusha të ndryshme, sport, muzik, politik madje edhe drejtësi, por të gjitha i bashkon një gjë: Janë të suksesshme, janë në qendër të vëmendjes, janë shqiptare dhe kudo nuk harrojnë të flasin për origjinën e tyre.
AlpeNews.al ju sjell një listë  të femrave që dominuan vitin 2017:

1. Romela Begaj
u shpall Kampione Bote në peshëngritje për femra, në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg. E kështu ajo me plot gojë shkruajti historinë!
Romela ngriti 107 kg, duke lënë pas vetes të gjitha rivalet e saj. Por në fund Begaj numëroi 257 kg të ngritura gjithësej në dygarësh. Për këtë ajo mori medaljen e argjendit duke u shpallur edhe nen Kampione Botëre në SHBA.

2.Majlinda Kelmendi, xhudistja me famë ndërkombëtare i solli medaljen e artë olimpike shtetit më të ri në botë, Kosovës. Majlinda Kelmendi, e kush tjetër, femra e parë shqiptare medaliste e artë olimpike në kategorinë 52 kg, në Rio De Janeiro në Brazil. Gjate 2017 ajo u shpall edhe kampione Europe, edhe xhudistja me e mire ne bote, nje lloj “Kristiano Ronaldo” e sportit te saj.

3.Ylli nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa është përzgjedhur nga revista e njohur “Vogue” në mesin e 17 “vajzave që pushtuan vitin 2017”. Dhe jovetëm! Momentalisht është këngëtarja më e përfolur ane e mbanë globit.

Me hitin “New Rules” Dua siguroi suksesin që e meritonte. Hiti i saj arriti më shumë se 800 milionë shikime në YouTube dhe e ndihmoi që të bëhej artistja e parë femër që siguron pozitën e parë në top-listën britanike që prej hitit “Hello” të Adele në vitin 2015.
Dua Lipa është bërë zëri i një gjenerate të tërë. Në Britani e konsiderojnë si princesha e popit e munguar deri më sot.

Ne sigurisht që jemi shumë krenar për të!

4.Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora, edhe këtë vit mbetet një nga femrat më të suksesshme. Megjithatë, kjo ka ardhur edhe si pasojë e “çmendurive” që kengetarja ka bërë herë pas here. Kujtojmë këtu fotot e shumta gjys e zhveshur dhe publikimi i fotove me gishtin e mesit, gjë që mediat britanike e kanë kritikuar shumë.

Ajo ka gëzuar një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, pas kthimit në skenën muzikore. Këtë muaj, Rita Ora ka marrë një surprizë nga rrjeti muzikor ‘Spotify’, dhe ajo është një përmbledhje shifrash se sa e suksesshme ka qenë ajo gjatë 2017-ës.

Në ‘Instastory’-in e postuar nga vetë këngëtarja shkruhet: “61 vende që kanë dëgjuar këngët e Orës, 42 milionë fansa të saj në këtë rrjet, dhe 15 milionë orë dëgjimi të këngëve të saj”.


Kënga e saj më e fundit është “Anywhere”, dhe ka dy muaj që ngrihet gjithnjë e më shumë në klasifikim.

5.Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, pasi ka fituar famë në gjithë botën nuk nguron edhe ta shprehë faktin se është shqiptare kudo që shkon. Sukseset e saj të njëpasnjëshme duket se nuk kanë të ndalur.

“Meant to be”, titullohet kënga e saj e fundit e cila po dëgjohet në çdo vend. Përmes një postimi në Facebook ajo ka bërë të ditur se është në Top 10 në iTunes me dy këngë të saj.


“Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line mban vendin e pestë, përderisa me këngën më të re “Home”, në bashkëpunim me Machine Gun Kelly dhe X Ambassadors, mban të nëntin.

6.Monika Kryemadhi, aktualisht është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këtë status e mori po në këtë vit pasi Ilir Meta u bë President i Republikës dhe dha dorëheqjen nga LSI. Mona, e refuzoi statusin e “Zonjës së Parë”, dhe kjo kuptohet pasi duket se përqëndrimi i saj është tëk partia dhe tek anëtarët e saj.

Këtë e shohim në cdo dalje publike të saj, sidomos në ato të muajit të fundit ku edhe pse ka folur me tone të ashpra, me raste edhe e ka tepruar, ia ka dalë gjithësesi të jetë në qëndër të vëmëndjes. Themi kështu pasi mjafton të kujtojmë seancën e fundit parlamentare ku Monika, hoqi çizmen e saj dhe goditi kryeministrin Rama. Disa e përshendetin për gjestin e disa e ndëshkojnë ashpër. Presidenti Ilir Meta, kërkoi falje për këtë gjest në një nga daljet e tij të fundit televizive për këtë vit.

Megjithatë, ajo përsëri konsiderohet si një nga femrat më të rëndësishme në politikën shqiptare. Me sa duket zbaton parimin “në politikë nuk ka rëndësi se çfarë flitet për ty. E rëndësishme është që të flitet për ty”. Mbetet për tu parë gjatë 2018 nëse do i funksionojë e do ketë sukses në këtë mënyrë. Eshte femra e parë në historinë e Shqipërisë që është Kryetare e një partie politike parlamentare, me një grup prej 20 deputetësh.

7. Me status të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, edhe pse e sapo vënë në detyrë, është një nga njerëzit më të përfolur të momentin. Arsyeja është e thjeshtë.

Ia doli të fitonte dy “gara” : Atë mes kandidatëve të tjerë, dhe garën me opozitën që nuk e donte në atë pozicion. Të gjithë u ndjemë keq teksa e pamë te botohej mes tymuesve dhe gjendjes kaotike në parlament, por siç thonë, të tilla situata të bëjnë më të fortë!

8.Asnjë nuk mund ta ketë harruar suksesin e hitit “Bonbon” të Era Istrefit. Hit, i cili hyri në 100 këngët më të mira në Britani, Gjermani, Francë dhe Kanadë.

“Ky yll nga Kosova është gati ta pasur hitin e pare botëror në gjuhën e saj pasi u kerkua mbi 70 mijë Shazam me melodinë e saj infektuese. Era fitoi vëmendje me look-un e saj unik dhe timbrin prej një Rihanna” shkruan Shazam në këtë prezantim të këngëtarës nga Kosova.

Era Istrefi nxorrin hitin e saj të ri dhe po korr suksese të mëdha brenda dhe jashtë vendit, ku dhe është shpallur më e kërkurara në “Shazam” dhe ka arritur të hyjë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara në 15 vende të botës.

9.Në Rusi u zhvillua Kampionati Botëror i Fitnesit dhe Bodybuildingut. Megjithatë, himni  i Kosovës sërish u dëgjua falë Gentiana Beqës.

Bukuroshja 35-vjeçare rrëmbeu dy medalje të arta në botërorin e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Fitnesit dhe Bodybuildingut (IFBB), përkatësisht të titujve “Arnold Classic” dhe “Evropian”.
Ajo u emërua kampione bote e përgjithshme në kategorinë “Wellness Fitness”, dhe më parë ka rrëmbyer të artën në kategorinë deri 163 centimetra.
Edhe Gentiana, nuk harroi të tregonte me krenari origjinën e saj kur tha se: “Kisha besim në aftësitë e mia, por bota është një vend i madh me kombe shumë më të mëdha. Jam shumë krenare për atë se çfarë kam qenë e aftë të bëj këtu për vendin tim”.

10.Atletja shqiptare Luiza Gega ka marrë një tjetër sukses shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Ky është suksesi i rradhës për atleten shqiptare pasi ka arritur që të marrë medalje ari në mitingun ndërkombëtar të Stambollit.
Luiza e ka mbyllur garën e 1500 metrave në vëndin e parë me kohën 4:06:65. Përveç medaljes së artë në këtë miting, me këtë kohë Luiza Gega vendos edhe një rekord kombëtar.
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historike për Beneventon, vjen fitorja e parë në Serie A
Previous article Zbardhen shkresat/ Zbulohet posti i rëndësishëm që i jep Rama ish-deputetit të PD, Mhill Fufi

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT