• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERRET VENDIMI/ Greqia mbyll nesër kufijtë me Serbinë. Ja deri kur
Home
Rajon

MERRET VENDIMI/ Greqia mbyll nesër kufijtë me Serbinë. Ja deri kur

5 July, 2020 F.autor Rajon

Greqia ka vendosur që të mbyllë ditën e nesërme nga ora 06.00 sipas orës lokale, kufirin për të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në territorin grek, pavarësisht pikës kufitare që ata do të zgjedhin.

Lajmin e bëri publik zv-zëdhënësja e qeverisë greke, e cila deklaroi se vendimi u mor mbas shtimit drastik të të prekurve me covid 19.

Masa e pezullimit të përkohshëm do të jetë në fuqi deri në datën 15 korrik, datë në të cilën pritet të vendoset edhe hapja ose jo e kufirit me vendet e tjera fqinje të Greqisë, siç është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas zonjës Peloni, Greqia ruan të drejtën të përshtasë politikat e saj sipas përshkallëzimit të situatës. Në çdo rast ka thënë ajo, Greqia mbetet vend mikpritës dhe tepër i sigurt për turistët që dëshirojnë të kalojnë pushimet në vend.

Po ashtu edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka deklaruar tek agjencia e lajmeve Tanjug se nga nesër në orën gjashtë të mëngjesit Greqia do të mbyllë kufijtë e saj për qytetarët e Serbisë.

“Zyra e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar ambasadën serbe në Athinë se Greqia do të mbyllë kufijtë e saj për qytetarët serbë nga nesër, përveç rasteve të jashtëzakonshme ku do të ketë një leje të veçantë,” ka thënë Ivica Daçiç për agjencinë serbe të lajmeve.

Ministri i Jashtëm serb u bëri thirrje qytetarëve që planifikuan të udhëtojnë në Greqi që ta anulojnë vendimin e tyre për të shmangur më pas vajtjen deri në kufirin e Greqisë me Bullgarinë, në Promahona dhe kthimin e tyre pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTËTARI-VLLAZNIA/ E pabesueshme çfarë humbin shkodranët! Qyrani bën mrekullinë (VIDEO)
Previous article MANDZUKIC NJOFTON LARGIMIN NGA SKUADRA ARABE/ Seria A mbetet destinacioni më i mundshëm për kroatin

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT