Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është parë numër i shtuar i efektivëve të policisë, njoftojnë mediat kosovare.
Gjithashtu një zonë është mbyllur me shirita të Policisë së Kosovës dhe është ndaluar kalimi tek Klinika Infektive brenda QKUK-së.
Ende nuk dihet arsyeja e rritjes së numri të policëve në këto ambiente, pasi as zëdhënësit e policisë nuk kanë dhënë ndonjë informacion se cila është arsyeja e këtij numri të madh efektivësh.
Pak ditë më parë kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se situata në Klinikën Infektive ishte e rënduar, pasi numri i të infektuarve që janë shtruar në spital është shumë i lartë.


