• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HORRORI NË KOMBINAT/ Era e rëndë alarmoi fqinjët në pallat, si tentonte nëna të ndalte dekompozimin e trupit të së bijës. Çfarë i tha 56-vjeçarja policisë 3 javë më parë
Home
Breaking News

HORRORI NË KOMBINAT/ Era e rëndë alarmoi fqinjët në pallat, si tentonte nëna të ndalte dekompozimin e trupit të së bijës. Çfarë i tha 56-vjeçarja policisë 3 javë më parë

3 July, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje tronditëse që ngjajnë me skena të një filmi horror dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që kalon kufijtë e imagjinatës, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në Kombinat, ndërsa vajza tjetër e familjes përfundoi në gjendje të rëndë në spital.

Pallati ku jetonte Xhaneta Josifi, bashkë me dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta. Bezat raportoi se nëna me të bijat, 30 dhe 33-vjeçare jetonin me qira prej 15 vitesh në një apartament në katin e 3 të një pallati mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”.

Po ashtu mësohet se prej gati 2 vitesh, kjo familje thuajse jetonte e izoluar, ndërsa fqinjët e tyre thuajse nuk kishin kontakte, madje dyshonin nëse ato jetonin ende në atë shtëpi, pasi nuk bënin kurrë zhurmë. I vetmi që interesohej për to ishte vëllai i Xhanetës, i cili edhe para 3 javësh kishte tentuar të komunikonte me të motrën, e cila i shmangej kontaktit me të apo dhe vizitave në shtëpi. Duke qenë përballë kësaj situate, vëllai i 56-vjeçares, është paraqitur në polici, ku ka raportuar edhe sjelljen e çuditshme të familjes së motrës së saj. Për të verifikuar situatën nga afër, një patrullë policie është paraqitur në banesën e të ndjerës, ndërsa punonjësit e policisë e kishin pyetur Xhaneta Josifin nëse kishin ndonjë problem për faktin se pse rrinin të izoluara bashkë me vajzat. Bezat ka siguruar edhe dëshminë e nënës, e cila i kishte pohuar policëve se qëndronte brenda pasi ndiheshin të rrezikuara për shkak të koronavirusit dhe për arsye personale.

Ndërkohë, detaji tronditës është dhe fakti se ka dyshime të forta se njëra nga vajzat, Anisa Josifi ka ndërruar jetë disa muaj më parë, dhe se nëna, e ndihmuar nga e bija, ia lyenin trupin me solucion, (vaj dhe uthull) për të vonuar procesin e dekopozimit, ndërsa e mbulonin atë me shumë kuverta, për të shmangur dhe erën e rëndë. Por duke kaluar shumë kohë, (mendohet rreth 5 muaj) fqinjët janë alarmuar nga era e rëndë që ndihej, por kurrsesi nuk menduan se në pallat kishte një njeri të pajetë, pasi dyshonin se ishte për shkak të tubacioneve, madje ata njoftuan edhe bashkinë për këtë fakt.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë, në përmasat e horrorit, ndodhi mbrëmë mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”. Të treja, nëna dhe dy vajzat, mësohet se ishin besimtare të sekti fetar ‘Dëshmitarët e Jehovait’ dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, që s’po komunikonte dot me to. Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Ata kanë zbuluar skenën e rëndë. Njëra prej vajzave që besohet se kishte humbur jetën disa ditë më parë por edhe nëna që u gjet e pajetë, kishin shenja të mosushqyerjes.

Vajza tjetër, Blerta u gjet me shenja jete. Ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më tepër dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Kujtojmë se brenda banesës, policia ka gjetur disa letra me shënime fetare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA E PARË SI KRYEMINISTËR NË TIRANË/ Rama pret me ceremoni zyrtare Avdullah Hotin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
Previous article TURQI/ Një monument i trashëgimisë botërore kthehet në çështje politike

s.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

TRAGJIKE NË GREQI/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për… Aktualitet

TRAGJIKE NË GREQI/ Shqiptarja humb jetën pas lindjes së foshnjës, flet bashkëshorti: Pësoi hemorragji, s’më lajmëruan për…

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet Aktualitet

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT