• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISH-KRYETARJA E GJYKATËS SË LARTË “NGEC” NË VETTING/ KPK shkarkon nga detyra Shpresa Becaj: Nuk deklaroi pasurinë
Home
Aktualitet
Kronikë

ISH-KRYETARJA E GJYKATËS SË LARTË “NGEC” NË VETTING/ KPK shkarkon nga detyra Shpresa Becaj: Nuk deklaroi pasurinë

3 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj duke e shkarkuar nga detyra.

Sipas KPK, me trupë gjyqësore Suela Zhegun, Roland Ilian dhe Lulzim Hamitaj, Shpresa Becaj nuk kishte bërë deklarim të pasurisë dhe nuk kishte dorëzuar deklaratat për figurën. Por vetë Becaj pretendoi se institucionet nuk i pranuan dokumentet pasi ishte jashte sistemi, kur KLD refuzonte ta emëronte në Apel sipas ligjit.

Sipas KPK, gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj nuk ka përmbushur detyrimin ligjor dhe as të drejtën për dorëzimin e formularëve të deklarimit në kuadër të procesit të rivlerësimit. Beçaj u mbrojt duke e cilësuar rastin e saj “unik” dhe fajësoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë për situatën e krijuar.

Shpresa Beçaj ka përfunduar studimet në drejtësi në vitin 1983 dhe e ka filluar karrierën si gjyqtare nga Gjykata e Gramshit. Ajo u emërua gjyqtare në Tiranë në vitin 1990 ndërsa në vitin 1994 u promovua si gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Në vitin 2004, Beçaj u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Lartë ndërsa 4 vjet më pas u emërua kryetare e kësaj gjykate. Me përfundimin e mandatit në vitin 2013, Beçaj udhëhoqi një betejë ligjore kundër Këshillit të Lartë të Drejtësi për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe e fitoi atë. Megjithatë, vendimi për emërimin e saj në Gjykatën e Apelit u shty deri në vitin 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOTARIA AMERIKANE/ Fituesit ndjehen të mashtruar nga urdhëri i presidentit Trump
Previous article "JE T'AIME"/ Surpriza speciale e Marinës për ditëlindjen e Getoarit ka lidhje me këngën e re dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet Aktualitet

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar Aktualitet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT