• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË TË FUTUR NË THASË MIELLI/ Policia e Durrësit arreston 5 persona, momenti kur i shtrin në tokë dhe… (EMRAT+VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË TË FUTUR NË THASË MIELLI/ Policia e Durrësit arreston 5 persona, momenti kur i shtrin në tokë dhe… (EMRAT+VIDEO)

2 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e pesë personave, pasi në automjet u janë konstatuar drogë dhe sende të tjera kompromentuese.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine rreth 180 gr, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike.

Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:

Abedin Llajaj, 33 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, Neritan Lamaj 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, Aleks Mecorapaj 47 vjeç, lindur në Vlorë, Ardit Petraj 34 vjeç, lindur Fier dhe banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në  Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara cannabis sativa dhe një sasi ekstazi.

Njoftimi i plotë

Durrës

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Segmenti”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.

Në zbatim të plan-operacionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës se disa shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike nga Vlora drejt Tiranës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Segmenti”.

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike.

Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:

A. Ll., 33 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, lindur Fier dhe banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në  Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara cannabis sativa dhe një sasi ekstazi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për verime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIM/ Maqedonia e Veriut do vendosë për mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë
Previous article GREQIA MBYLL KUFIJTË PËR SHQIPËRINË/ Nuk lejohet as kalimi tranzit: Të huajt bllokohen mbi tri orë

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT