• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DEKLARONI PASURINË”/ OFL ndalet në Vlorë, i çon formularin vëllezërve Xhezo dhe atentatorit të Inez Hajrullës (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

“DEKLARONI PASURINË”/ OFL ndalet në Vlorë, i çon formularin vëllezërve Xhezo dhe atentatorit të Inez Hajrullës (EMRAT)

2 July, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Vlorë ku i ka dërguar formularine deklarimit të pasurisë 4 personave me precedent penal të cilët kanë kryer krime në të shkuarën.

OFL ka shënjestruar vëllezërit Xhezu. Eduart Xhezo i njohur për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj pas sherrit të nisur për një kalë, dhe të vëllait Hakim Xhezi, i dënuar për drogë.

Po ashtu OFl i dërgon formularin një tjetër figure të njohur në Vlorë, Gentjan Dautajt, i njohur për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës.

Ndërkohë edhe David Islamaj, i dënuar për drogë duhet të justifikojë pasurinë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

OFL, 2 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Xh., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë;

I., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjithnismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IDHULLI I PARË DHE I FUNDIT..."/ Një person publik e paska inspiruar Einxhel Shkirën të bëhet kjo që është sot (FOTOT)
Previous article ARTUR AJAZI/ Betejat pa lavdi, e atyre në fund të listës Basha

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT