• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN…”/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m
Home
Aktualitet
Kronikë

“16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN…”/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

5 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Pesë vatra vijojnë të jenë aktive, por janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen e plotë të tyre.

Operacionet u zhvilluan në zona të ndryshme, mes tyre Hajdaraj-Synej në Kavajë, Drizë-Peshtan në Fier, Tale në Lezhë, Ulën në Elbasan dhe Divjakë. Në terren u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy mjete zjarrfikëse të FA-së.

Në aksion morën pjesë gjithashtu forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes:

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Një falënderim të veçantë për pilotët dhe ekuipazhet e helikopterëve të Forcave të Armatosura, si dhe për efektivët e Forcave të Armatosura që mbështetën operacionet nga toka, duke ndërhyrë në kushte të vështira dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e situatës.

Mirënjohje edhe për zjarrfikësit e bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz, të cilët, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera operacionale, vepruan me profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3 Aktualitet

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT