• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HAP I RËNDËSISHËM PËR SHQIPËRINË”/ KE i prezanton Këshillit të BE kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Home
Politikë

“HAP I RËNDËSISHËM PËR SHQIPËRINË”/ KE i prezanton Këshillit të BE kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

1 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Europian i  ka prezantuar Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian konfirmoi prezantimin e tyre në një komunikatë për shtyp.

Për përcaktimin e një date për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet që ky kuadrër negociues të aprovohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, shkruan Varhelyi në Twitter.

Kuadri negociues përmban parimet, strukturën, thelbin e procesit të negociatave dhe bazohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit për dy vendet.

Deklarata e plotë

Sot, Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit draftin e kornizave të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për bisedimet e tyre të pranimit.

Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Olivér Várhelyi komentoi: “Sot shënohet një hap tjetër i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Propozimet tona bazohen në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit që kemi paraqitur në shkurt për ta bërë procesin e pranimit më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Mezi pres diskutimet me shtetet anëtare dhe mbajtjen sa më shpejt të një konference ndërqeveritare me të dy vendet”.

Një kornizë për negociatat e pranimit

Kuadrat negociues vendosin udhëzimet dhe parimet për negociatat e pranimit me secilin vend kandidat. Draft-kornizat janë ndarë në tre pjesë:

1) parime që rregullojnë negociatat e pranimit,

2) përmbajtja e negociatave,

3) procedura e negociatave.

Objektivi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adoptojnë në tërësi acquis të BE-së dhe të sigurojnë zbatimin e plotë pas pranimit.

Besueshmëria është forcuar përmes një përqendrimi edhe më të fortë në reformat themelore, duke filluar me sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe administratën publike, si dhe ekonominë e të dy vendeve. Propozimet parashikojnë gjithashtu një udhëheqje më të fortë politike të procesit, dhe më shumë dinamizëm duke organizuar kapitujt negociues në grupimet tematike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLASI NUK HUMBET KURRË/ Wayne Rooney mbetet “ujk”! Dhuron "magji" edhe 34 vjeç (VIDEO)
Previous article SHËNOI SUPER GOL KUNDËR GENOAS/ Goditja e Ronaldos arriti shpejtësinë e frikshme

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 20-TË E PROTESTËS/ Pas grumbullimit në Ministrinë e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT