• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENAT/ Mediat greke: BE presion Greqisë për të mos i hapur kufijtë Shqipërisë
Home
Sociale

PRAPASKENAT/ Mediat greke: BE presion Greqisë për të mos i hapur kufijtë Shqipërisë

30 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Rritja e vazhdueshme e rasteve me Covid-19 duket se ka çuar në një izolim të vendit tonë. Pas shumë ditësh bisedimesh në Bruksel, vendet anëtare ranë dakort për hapjen e kufijve të jashtëm me 14 vende, por Shqipëria nuk është një nga to.

Nga Ballkani Perëndimor, BE cilëson si vend të sigurt vetëm Serbinë dhe Malin e Zi, ndërkohë që qytetarëve nga vendi ynë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk do t’u lejohet në hyjnë në union. Edhe pse premtoi në fillim të këtij muaji se hapja e kufijve për Ballkanin Perëndimor do të ishte përparësi, BE nuk ka pranuar të hapë dyert  për vendet që kanë pasur më shumë se 13 raste për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit. Shqipëria aktualisht ka 30.

Sidoqoftë, Mali i Zi dhe Serbia kanë 20 raste, që do të thotë se sistemi bazohet edhe në kritere të tjera, siç janë masat mbrojtëse që merren, numri i testimeve etj.  Një element tjetër që mësohet se u përdor për Ballkanin Perëndimor, janë kriteret sociale dhe ekonomike, të cilat kanë bërë po ashtu që vendi ynë të përjashtohet nga kjo listë.

Kjo do të thotë se nëse rastet e reja me koronavirus nuk bien në 13 për 100,000 banorë, qytetarët e vendit tonë nuk do të lejohen të lëvizin në shumë prej vendeve të unonit deri më 31 gusht. Danimarka, Gjermania dhe Holanda kanë deklaruar tanimë se nuk do të hapin kufijtë me asnjë prej vendeve që nuk janë pjesë e listës deri në shtator.

Edhe pse u përfol se ky vendim  nuk është i detyrueshëm dhe se vendet e BE që nuk pajtohen me listën do të jenë të lirë të hapin kufijtë për Shqipërinë, BE tregoi të hënën, forcën diplomatike më Greqinë.

Pak pas publikimit të listës zyrtarë të BE-së, Athina zyrtare ishte e para që doli kundër këtij vendimi, duke konfirmuar se do të hapë kufijtë e saj për qytetarët nga Shqipëria. Ishte zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, i cili konfirmoi në një deklaratë për shtyp se pikëkalimet kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të hapen duke filluar nga 1 korriku. Pasditen e së hënës, Greqia vendosi të hapte kufijtë jo vetëm për punëtorët sezonalë dhe rezidentët, por edhe për turistët, por Brukseli raportohet se ka ushtruar presion që këta të fundit mos të lejohen të hyjnë në vendin fqinj.

Sipas gazetës greke “Ekathimerini”, Greqia ka kundërshtuar këtë listë, për shkak të rritjes së turistëve shqiptarë përgjatë viteve të fundit, duke kërkuar lejimin e vizitorëve nga vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Por pas presionit nga Brukseli, qeveria e vendit fqinj mësohet se është e lëkundur për lejimin e turistëve shqiptarë,duke mos marrë ende një vendim.

Autoritetet greke mësohet se do t’u kërkojnë të gjithë udhëtarëve nga Shqipëria një tampon, i cili duhet të jetë bërë në 48 orët e fundit.

Sipas asaj që ka thënë Brukseli, si Greqia, edhe vende të tjera europiane mund të hapin kufijtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera jashtë listës, por duhet të sigurohen që qytetarët nuk do të lëvizin në vendet e tjera të unionit, të cilat kanë hequr kontrollet kufitare me njëra-tjetrën.

Por presioni ndaj vendit fqinj është një sinjal se shqiptarët mund të duhet të qendrojnë të izoluar ndërkohë që luftojnë me koronavirusin.

Italia nga ana tjetër pritet po ashtu të vazhdojë të lejojë vetëm lëvizjen e rezidentëve, edhe pse me një numër të kufizuar.  Pas hapjes së kufijve në fillim të muajit, Italia ka dhënë dritën jeshile për nisjen e dy trageteve me udhëtarë nga Durrësi, me destinacion Barin, vetëm për rezidentët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDURIA" E RONALDOS/ CR7 mban në dorë Rolexin më të shtrenjtë në qarkullim (FOTO)
Previous article NDARJA NGA JETA E MJEKUT ARJAN PUSHI/ Reagon Yuri Kim: E trishtuar! Dha jetën në shërbim të të tjerëve, do të kujtohet si hero

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT