Arrestohet personi i fundit i përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës. Në pranga ka përfunduar P.Pusi, 25 vjeç
Arrestimi është bërë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Shkodrës dhe 25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se ai ishte identifikuar më herët por sot u bë i mundur arrestimi. Po kështu, Pusi njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Ai ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.


