• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DO ISHTE ULJE PO TË MË HAPTE DERËN”/ Rama tregon bisedën me Ramush Haradinajn: E bëra për tim bir…
Home
Politikë

“NUK DO ISHTE ULJE PO TË MË HAPTE DERËN”/ Rama tregon bisedën me Ramush Haradinajn: E bëra për tim bir…

30 June, 2020 F.autor Politikë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj refuzoi të priste në takim kryeministrin Edi Rama duke i kujtuar këtij të fundit se e ka paditur për shpifje.

Mirëpo, Rama sapo tha në konferencë me gazetarët se do e tërheqë atë padi.

Ndërkaq, kryeministri u tregoi atyre se arsyeja se pse e paditi homologun e tij kosovar ishte për të birin e tij, Zahon që të kuptojë ç’ka ndodhur me shpifjet dhe kur të hyjë në google mos lexojë ‘njëmijë e një të zeza’, pa patur mundësinë që ta pyesë ndoshta Ramën për këtë.

“Është bërë kaq normale shpifja sa njerëzit edhe mund të habiten c’ne padi për shpifje unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo që kam bërë për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë se është padi e një kryeministri ndaj një kryeministri por janë 22 në proces.

Dua që djalit tim, të voglit, t’ia lemë një tufë fletësh që t’i ketë dhe që ta ndihmojnë të kuptojë se si mund t’i shpjegojë dhe interpretojë ‘lajmet e pafundme’ që do lexojë në google kur të shkruajë Edi Rama, im atë, ku do lexojë për një monstër, të gjitha të zezat dhe mund të mos e ketë mundësinë të më pyesë mua vetë se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja dhe në rastin konktret, çfarë duhet të bëja unë?! Kjo nuk është shpifje e zakonshme, edhe pse shpifje të zakonshme nuk duhet të ketë, ashtu si ajo ‘mitologjia’ për pazaret e territoreve që është një ndyrësi. Unë nuk mendoj që njerëzit ndahen në patriotë e tradhtarë meqë kanë opinione të ndryshme”, tha Rama teksa tregoi se i kishte kërkuar takim Haradinajt.

“Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithëve për ta vizituar në seli apo në shtëpinë e tij dhe si paditës që shkon te i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën. Doja të diskutoja me të këtë cështje që është më e madhe se unë apo Ramushi, sepse implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën. E kam njoftuar që s’do bëj komunikime me mediat dhe do e tërheq padinë jo se është e vogël për mua por se është e madhe kjo për të gjithë ne. Nuk e di çfarë roli ka padia në raportet mes nesh. Me padi, pa padi, me shpifje, pa shpifje, Ramush Haradinaj për mua nuk është kryeministri, politikani, por një prej figurave historike dhe nga ai vend s’e lëviz askush, as ai veten e vet. Padia do të tërhiqet”, konfirmoi Rama nga Kosova.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI BUNDESLIGAN ME BAYERN/ Mesfushori drejt rikthimit në Serinë A tek klubi i madh...
Previous article “ÇFARË I KE BËRË FYTYRËS?!” Fansat shpërthejnë në kritika për FOTON e re të Lori Hoxhës

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT