Universiteti Politeknik i Tiranës ka vendosur të zhvillojë online sezonin e provimeve.
Mësohet se shkak është bërë një studente e këtij Universiteti, e cila dyshohet se është infektaur me Covid-19.
‘Universiteti Politeknik i Tiranës ka vendosur të zhvillojë online sezonin e provimeve, për shkak se dyshohet se është infektuar me koronavirus një prej studentëve.
Studentet e FIE do ta zhvillojnë sezonin ne godinën e FIM’, shkruan Unioni i Këshillave Studentorë.
Ndërkohë më herët, rektori Universitetit Politeknik Andrea Maliqari ka bërë me dije se studentja, që dyshohet se është infektuar, është në vitin e tretë të studimeve. Ai ka deklaruar se studentja e cila para 5 ditësh ka qenë në provim, ka shfaqur shenja të Covid. Sakaq mamaja e studentes është e infektuar.
“Dyshohet për një studente me Covid. Studentja në vitin e tretë te FTI. Studentja shfaqi shenja të Covid. Nëna e studentes, me Covid. Studentja në provim para 5 ditësh. Nuk anulohet sezoni i provimeve. Studentët do bëjnë online provimet”, ka thënë Rektori.


