• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ 2 humbje jete nga COVID-i, 64 raste të reja në 24 orët e fundit. Lista e shpërndarjes
Home
Breaking News

KORONAVIRUSI/ 2 humbje jete nga COVID-i, 64 raste të reja në 24 orët e fundit. Lista e shpërndarjes

29 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Koronavirusi vijon agresiv dhe të marrë jetë. Sot janë shënuar dy viktima në spitalin Infektiv duke e çuar në 58 numrin e viktimave. Ministria e Shëndetësisë njofton se një paciente 78-vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ndërroi jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion. Viktima e dytë është një pacient 83-vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, numër rekord, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel për bizneset bar-kafe, restorante, “zbatoni me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë.  Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore. U drejtohemi qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Mbajtja e maskës është domosdoshmëri për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ato ambiente ku nuk ruani dot distancën. Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19” mbyllet apeli i Shëndetësisë.

 

COVID-19 – Statistika (29 Qershor 2020)
Testime totale                         26663
Raste pozitive                          2466
Raste të shëruara                    1438
Raste Aktive                             970
Humbje jete                              58 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     358
Durrës     198
Shkodër     155
Vlorë     100
Fier         47
Lezhë     39
Korçë     28
Kukës     18
Elbasan     13
Gjirokastër 7
Berat      6
Dibër    1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VATËR E RE NË FSHAT/ Në total 9 qytetarë aktivë me COVID në Pogradec
Previous article GJYKATA LË NË BURG ARTJOLA LAKRËN/ Flet avokati: Ngeli e arrestuar nga opinioni publik, nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT