Ditën e sotme 26 vjeçarja Adjola Lakra është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën, i cili u vra nga Viktor marku në zonën e Komunës së Parisit.
Avokati i saj ka mohuar që ajo të ketë lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se ajo është mbajtur në burg vetëm nga fjalët që kanë qarkulluar në media, sikur ajo e ka pranuar fajin.
Ai thotë se të vetmet prova që ka prokuroria janë vetëdeklarimet e sinqerta të Lakrës.
“U siguroj dhe garantoj se në asnjë moment nuk i ka thënë fjalët që janë bërë publike. Në gjykimin tim ajo ngeli e arrestuar nga opinioni publik. Me kaq shumë opinione sa janë dhënë pa ditur faktet…I vetmi moment është fatkeqësia që përpara se të njihte viktimën ka njohur një nga autorët e dyshuar. Vajza po hetohet në rolin e ndihmëses, por do ta shikoni se nuk e ka patur atë rol. Të vetmet prova janë vetëdeklarimet e saj të sinqerta. Nuk ka patur dijeni për rastin, se kishte gjakmarrje mes dy palëve.
U garantoj që as nuk është paguar dhe nuk e ka ditur. Njohja është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale”, tha avokati.


