• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË GATSHËM PËR…”/ Mjekët shqiptarë në Europë: Maskat të detyrueshme. Qytetarët duhen…
Home
Sociale

“TË GATSHËM PËR…”/ Mjekët shqiptarë në Europë: Maskat të detyrueshme. Qytetarët duhen…

27 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nisur nga rritja e shifrave me COVID së fundmi, Federata e Mjekeve Shqiptarë në Europë u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit. Ata theksojnë se  qytetarët shqiptarë duhet t’u kthehen rekomandimeve të OBSH-së, Insituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e  maskave,  distancën dhe higjienën personale.

Mjekët rekomandojnë që maska të bëhet element i domosdoshëm i lëvizjes së qytetarëve , sidomos në vendet e mbyllura dhe mos mbajtja e saj të sanksionohet me ligj. Gjithashtu rekomandon që të zbatohen pa humbur kohë protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe të bëhet riorganizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur kushteve për parandalimin e virusit.

Federata thekson se duhet të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacienteve pozitivë me Covid-19  në mënyrë  që të izolohen e të shmanget përhapja e mëtejshme, duke përdorur strategji të hartuar mirë dhe duke përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.

Ajo kërkon në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen katastrofat në vendet shqiptare dhe të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor.

Sipas njoftimit, mjekët shqiptarë në Europë janë të gatshëm të ofrojnë ndihmën e tyre dhe për eskpërtizën, në bashkëpunim me ekspertët shëndetësorë të vendeve shqiptare për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në fund të njoftimit, theksohet se rreziku nga Covid-19 është i pranishëm dhe real, pasi virusi qarkullon dhe kërcënon të gjitha liritë që kemi fituar dhe rregullat duhet të vazhdojnë të respektohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GOLI I PARË PAS PANDEMISË/ Higuain: Kalova një tmerr, falenderoj Juventusin për durimin
Previous article JO VETËM ARTHUR/ Barcelona përgatit largimin e një tjetër ylli

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT