• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEKLARATA E FORTË/ Artan Hoxha: Si përdoren vajzat për të ekzekutuar bosët e krimit. Shoferi i Ndojit që e vranë ishte…
Home
Breaking News

DEKLARATA E FORTË/ Artan Hoxha: Si përdoren vajzat për të ekzekutuar bosët e krimit. Shoferi i Ndojit që e vranë ishte…

27 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha nga studio e Abc News ka bërë me dije se atentati i Hekuran Billës është i ngjashëm me atë të Marsel Sotirit para 20 vitesh në Durrës.

Hoxha ka deklaruar se në 99’, është ekzekutuar një ndër personat më të fuqishëm në Durrës, të cilit nuk guxonte që ti afrohej askush, por duket se autorët morën vesh shijet e tij për femrat dhe përdorën këtë mënyrë për ekzekutimin e tij.

“Këto ngjarje në Shqipëri ka 20 vite që ndodhin. Për shembull një rast i tillë vrasje ka ndodhur në Durrës para 20 vitesh, besoj se në 1999 kur isha dhe reporter është vrarë Marsel Sotirin një ndër personat mëme peshë në Durrës, që kundërshtari i tij nuk i afrohej lehtë, kundërshtari në lidhje me këtë dinte shijet e tij për femrat dhe ja dërguan para lokalit të Marselit që u lidh me të dhe shoqërua me të. 

Sotiri kishte makinë të blinduar dhe ishte e vështirë vrasja e tij, por me futjen në lojë të vajzës, autorët të cilët e paguan atë mësuan dhe lëvizjes e tij. 

Vrasja e tij është bërë në një nga ditë që ai shoqëronte vajzën në shtëpi, pasi mbërrinin në shtëpi ai në atë moment dilte nga makina dhe në atë moment është goditur. Vajza në atë kohë mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe me pas u zbulua dhe historia”, ka thënë Hoxha.

Artan Hoxha ndërkohë ka dhënë detaje të reja për atentatin e ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar, drejt automjetit të prokurorit Arjan Ndoj.

Në këtë atentat mbeti i plagosur Ndoj dhe Aleksandër Laho. Viktimë në këtë ngjarje mbeti shoferi i prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku. Gazetari thekson se Maloku ishte një i pafajshëm që u vra padrejtësisht.

Mirëpo, ndonëse punonte me një rrogë minimale për prokurorin, ai është përfshirë padrejtësisht në punë të pista. Hoxha bën me dije se në Kadastrën e Durrësit rezulton se Maloku ka blerë një sipërfaqe prej 20 mijë metra katror te Gjiri i Lalzit.

Sipas tij, ai nuk kishte mundësi të bënte një blerje të tillë, pasi jetonte në kushte jo të mira, por të tjerë kanë bërë pis edhe emrin e tij.

“Lëviznin edhe materiale që dyshohej se ishin pjesë e fashikujve të grabitur. Kjo rrezikoi të hapte një plagë të madhe, implikimin e pushtetit me mafien e tokave. Në fakt së pari duhet të ishin marrë me ngjarjen, nëse ka përgjegjësi prokuroi duhet të hetohet. Nëse provohet ai prokuror nuk duhet të jetë më në sistem. Kjo ngjarje ka ndodhur në 1 nëntor vitit të kaluar.

Ka qenë e paralajmëruar. Pati hetime dhe zhurmë, pati presion. Deputeti Halit Valteri nxorri videon. Sipas deputeti atë video ia ka dhënë një nga familjarët e viktimave. Sipas tyre në video ata janë autorët dhe njëri është kapur dhe tjetri jo. Ata pretendojnë se nuk po punohet për të zbardhur të vërtetën.

Ndërkohë ajo çështje është shumë më e thellë. Ka të bëjë me pronësinë e tokave në gjirin e Lalzit, në një nga zonat më të mira të Shqipërisë. Në atentatin e 1 nëntorit edhe pse objektivi ishin dy të tjerë, nuk është normale që prokuroi ka një pozicion të rëndësishëm të ndodhet me personat që thotë qeveria është i përfshirë. 

Dhe viktimë mbeti një nga më të pafajshmit. Nga hulumtimet më ka rezultuar se nuk është kaq e thjeshtë histori. Në dokumentet e zyrave të Kadastrës së Durrësit edhe ky shoferi nga një familje e varfër ka blerë tokë në gjirin e Lalzit. Sot ai ka paguar faturën e dikujt tjetër. 

Një personazh krejt i ri, emrin e tij e kanë bërë pis. E gjej në Kadastër pronar në një sipërfaqe toke 20 mijë metër katror. 20 mijë metër katro, jam i sigurt që Andi Maloku dhe familjarët e tij nuk kanë pasur kosto ta blejnë. Kush është fshehur pas emrit të të ndjerit, njeriu më i pafajshëm në histori. Është vrarë një i pafajshëm. Ky njeri ka ikur kot dhe familja e tij vuan. Personat e përfshirë në këtë histori kanë guxuar të bëjnë pis edhe emrin e tij”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “NJË DIELL I VOGËL GJATË PUSHIMIT TË DREKËS DO JETË...”/ Tifozja seksi e Interit “çmend” ndjekësit me format perfekte (FOTO)
Previous article ARRIHET MARRËVESHJA/ Nis shitja e fanellave të Pjanic në Barcelonë, ja kur pritet të kryej vizitat mjekësore (FOTO_

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT