Një makinë në pronësi të F.N është përfshirë nga flakët në tunelin Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rretj orës 18:20, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik.
Zjarrëfikësit janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Për pasojë, një korsi e tunelit është e bllokuar.


