• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STRESI PO JU “SHKATËRRON” STOMAKUN? Ja çfarë duhet të bëni sa më shpejt
Home
Shëndet

STRESI PO JU “SHKATËRRON” STOMAKUN? Ja çfarë duhet të bëni sa më shpejt

27 June, 2020 s.autor Shëndet

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet.

Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij.

Stresi ka ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës.

Kur stresi godet, zorrët nuk përthithin ushqyesit, nuk përcjellin oksigjen dhe gjaku qarkullon 4 herë më pak në pjesët e aparatit tretës.

Për më tepër sekretimi i enzimave ulet me 20,000 herë.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla fantastike nga AgroWeb.org që promovojnë shëndetin e stomakut dhe mirëqenies.

Çfarë duhet të bëni për një stomak të shëndetshëm
Përpiquni të mos stresoheni
Neuronët në murin intestinal shpërndajnë të gjitha informacionet e nevojshme.

Kjo nxjerr në pah një lidhje të fortë mes trurit dhe stomakut, rrjedhimisht impaktin e stresit në këtë organ.

Kur jeni të stresuar, truri i dërgon stomakut mesazhe në formën e lëndëve kimike që shpërqëndrojnë punën e stomakut.

Një stomak i shëndetshëm ka nevojë gjithashtu për qetësi, terapi aromash, stërvitje, ushqyerje të mirë dhe mbi të gjitha shumë të qeshura.

E qeshura të zgjat jetën dhe mjekët mendojnë se e qeshura largon edhe stresin, duke prodhuar endorfina dhe duke ulur hormonin e stresit.

Stomaku do t’ju falenderojë dhe bakteret e mira do të punojnë për mirëqenien tuaj.

Shmangni përdorimin e tepërt të antibiotikëve
Antibiotikët shkatërrojnë bakteret e mira për të cilat kemi nevojë, bashkë me bakteret e dëmshme që na sëmurin.

Kjo prishje e harmonisë së brendshme shkakton probleme me larminë e baktereve në organizëm dhe ka një ndikim të rëndësishëm në shëndet.

Përfshini më shumë ushqime të fermentuara në ushqyerjen tuaj
Ushqimet e fermentuara prodhojnë baktere të mira, por sigurohuni që t’i prodhoni vetë ushqimet e tilla.

Ushqimet e blera në dyqane janë të pasterizuara, që do të thotë se shkaktojnë më shumë dëm se sa bëjnë mirë.

Disa prej ushqimeve të pasterizuara që rekomandohen për një stomak të shëndetshëm përfshijnë:

– Lakrën turshi

– Turshitë

– Kosin

– Salcën e kosit dhe të sojës

Hani më pak sheqer të rafinuar
Sheqeri i rafinuar shkakton një sërë problemesh siç janë inflamacioni, shtimi në peshë dhe prishja e ekuilibrit hormonal.

Për më tepër, ky sheqer nxit formimin e baktereve të këqija dhe lëndon balancën e florës intestinale./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR "KURTHIN" E EKZEKUTIMIT TË DEVI KASMIT/ Mario Meshini sfidon OFL-në: Refuzoj deklarimin e pasurisë, nuk jam dënuar për vrasje (DOKUMENTI)
Previous article COVID-19/ Virologu i njohur: Jemi vetëm në fillim të pandemisë. Do të ketë shumë njerëz me probleme kronike nga koronavirusi

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT