• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA NGA COVID-19/ BE merr vendimin: Kufijtë mbeten të mbyllura për vendet e Ballkanit, përveç Malit të Zi dhe Serbisë
Home
Nderkombetare

SITUATA NGA COVID-19/ BE merr vendimin: Kufijtë mbeten të mbyllura për vendet e Ballkanit, përveç Malit të Zi dhe Serbisë

27 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, pos për Malin e Zi dhe Serbinë.

Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë.

Ata në fillim ka miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve, është përpiluar edhe lista në të cilën janë vëtëm 15 shtete.

Kjo do të thotë se për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas ditës së parë të korrikut.

Para më shumë se dy javësh Komisioni Evropian kishte propozuar që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë e BE-së nga 1 korriku, duke marrë parasysh, se atëherë, situata epidemiologjike e koronavirusit ishte e ngjashme, apo edhe më e mirë sesa në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, prej atëherë situata është përkeqësuar dukshëm dhe janë shënuar raste të shumta të personave me koronavirus në këto shtete. Kjo ka bërë që ato të bien nga lista e vendeve për të cilat rekomandohet heqja e kufizimeve nga data 1 korrik.

Poashtu, me kusht të reciprocitetit, kufizimet nuk do të hiqen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të hiqen për Kinën. Kjo mund të zemëroj administratën amerikane, por në BE thonë se i kanë marrë parasysh vetëm kriteret reale që kanë të bëjnë me rrezikun nga pandemia, dhe jo ato politike.

Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qënë ai që të ketë pasur më pak se 16 raste për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet, Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.

Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

Për personat që kanë vendbanim në shtetet e Bashkimit Evropian nga 1 korriku nuk do të duhej të vlejnë më kufizimet për hyrje në territorin e BE-së.

Lista nuk është përfundimtare dhe ajo mund të ndryshohet në bazë të zhvillimit të situatës epidemiologjike. Për këto rekomandime, deri të shtunën në mbrëmje, duhet të pajtohen qeveritë e vendeve anëtare, ose të mos dërgojnë vërejtje në mënyrë që rekomandimi të konsiderohet si i aprovuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Por edhe kur ky rekomandim të bëhet zyrtar në emër të BE-së, u takon shteteve anëtare që të vendosin a do ti hapin, apo jo, kufijtë e tyre për këta shtetas të huaj./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ OBSH bën paralajmërimin e fortë: Vala e dytë e Covid-19 do vrasë miliona vetë
Previous article DOSSIER/ Historia rrëqethëse e mirditorit: Gjyshin e dënuan me 101 vite, të birin me vdekje; ai kërkoi të pushkatohej e djalit...

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT