• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HABIT Fatos Lubonja: Hashim Thaçi ka vrarë serbë të pafajshëm, i besoj akuzat e Karla del Pontes
Home
Sociale

HABIT Fatos Lubonja: Hashim Thaçi ka vrarë serbë të pafajshëm, i besoj akuzat e Karla del Pontes

26 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte, tha se për ta ka folur edhe ish prokurorja Karla Del Ponte si dhe të tjerë personalitete europiane. Lubonja u shpreh se Karla Del Ponte në librin e saj flet edhe për krimet e Hashim Thaçit, duke shtuar se pikërisht presidenti i Kosovës dhe njerëz të tjerë me pushtet mbrohen nga akuzat sepse kanë poste të rëndësishme politike.

Ai shtoi se duhet pranuar se përpos vrasje shqiptarësh, në luftën e Kosovës ka pasur edhe vrasje serbësh apo vrasje shqiptarësh të quajtur tradhtarë, dhe se për çdo krim duhet përgjegjësi. “Kjo histori nis me librin e Carla Del Pontes. Ka teori konspirative se e ka bërë SHBA ose Europa për sabotim. Por ajo që Carla Del Ponte thotë se është politika që ka penguar drejtësinë në Hagë dhe aty përmendet Hashim Thaçi. Aty thuhet se këta njerëz kanë kryer krime, por kanë pushtet politik se janë kryeministra, presidentë.

Kosova është revoltuar, edhe për shkak se janë vrarë në atë kohë shqiptarë, janë dëbuar etj. Në Kosovë dështoi UNMIK, dështoi edhe EULEX, ndërsa ka pasur presion politik. 100 vrasje nuk janë pak. Për çdo krim dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Në këtë kuptim, këtu ka një dështim të Kosovës që ndodhi tani. Gjykoj se prokurori e bën publik tani për shkak se ndërhyrjet politike kanë penguar drejtësinë.

Kjo sepse padyshim që Thaçi që shkon në negociata është më i mbrojtur sesa një Thaçi pa pushtet. Ne si shqiptarë iu kërkojmë serbëve të dënojnë krimet e serbëve, ndërsa duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime. Në atë luf të, ka pasur edhe krime ndaj shqiptarëve, por ka pasur edhe vrasje shqiptarësh, të quajtur tradhtar, janë dëbuar serbë, ne nuk i themi këto sepse kanë pushtet.

Por duhet ta përballojmë. Kur na duhet legjitimiteti, ne e përdorim Europën, ndërsa kur Europa na kërcënon, e kritikojmë”, tha Lubonja. Duke folur për fjalimin e Edi Ramës të mbajtur në Parlament në lidhje me akuzat në drejtim të Thaçit e Veselit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Lubonja tha se kryeministri Edi Rama përdori gjuhë nacionaliste.

Lubonja theksoi se nuk e kupton se ku e ka hallin Rama, pasi ndryshe ka folur kur Haradinaj akuzohej për krime e lufte e ndryshe flet tani. Më tej, ai theksoi se fjalimi i Ramës ndër të tjera dëmton edhe Shqipërinë. “Ideja e një Ballkani ku kapërcehen urrejtjet nacionale, ku edhe kultura të bëhet më e shkëmbyeshme, besoj se kjo gjë duhet.

Për këtë arsye bëhen edhe negociatat. Fjalimi i Ramës ishte agresiv ndaj gjykatës. Deklaratata e Ramës kanë qenë kontradiktore, qe e kundërvënë me Europën dhe SHBA, por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj. Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale. Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë, kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.

Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin? Mendoj se e dëmton Shqipërinë. Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm? Pavarësisht se a janë apo nuk janë Thaci e Veseli fajtorët, 1000 të zhdukur janë e Rama duhet të reflektojë për këtë gjë. Qëndrimi i Edi Ramës është dëmtues ndaj Shqipërisë”, tha Lubonja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 10 fluturime për nesër
Previous article SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Ja sa vite ka pa fituar Teuta në Shkodër

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT