Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar sot një takim me Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.
Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan se ka patur një takim të shkëlqyer dhe ka biseduar rëndësisë që ka marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.
Më tej minsitri në detyrë shton se sqaron të gjithë se s’ka marrëveshje të fshehtë dhe as plan për ndarje të Kosovës dhe as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme.
“Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës! ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS 🇦🇱🇺🇸!” shkruan Cakaj.
Cakaj takimin e ka mbajtur të fshehtë, ndërkohë një ditë më parë mediat në Kosovë kanë hedhur dyshime se është dërguar nga Rama për të negociuar me Grenellin për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë.


