• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO LUAJNË ME JETËN TIME”/ Tahiri: Kam kusuret e mia por kam punuar më shumë se sa të gjithë të tjerët të marrë së bashku
Home
Politikë

“PO LUAJNË ME JETËN TIME”/ Tahiri: Kam kusuret e mia por kam punuar më shumë se sa të gjithë të tjerët të marrë së bashku

26 June, 2020 F.autor Politikë

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka cilësuar vendimin për rikthimin nga e para të çështjes, si padrejtësi.

Ai tha se po luajnë me jetën e tij dhe se ka punuar më shumë se të gjithë ministrat të marrë së bashku.

Ish-ministri deklaroi se nuk ka asnjë emocion politik, përveç domosdoshmërisë për ti shkuar deri në fund drejtësisë që kërkon.

“Beteja fillon nga e para, Gjykata e Lartë nuk funksionon. Më duket e qartë si drita e diellit se zvarritja është padrejtësi. Drejtësia e vonuar është padrejtësi”, deklaroi ai.

Ai shtoi se vendimi i sotëm është një padrejtësi më shumë. Tahiri u shpreh para gazetarëve se do ta vijojë betejën.

“I lirë ose jo, unë do ta vijoj betejën timë. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj” – tha Saimir Tahiri.

Duke iu referuar luftës ndaj kanabisit, ai thumboi pasardhësit e tij në detyrë.

Unë kam luftuar më shumë se gjithë ata të tjerët në raport me kanabisin. E vetmja gjë që i kam vënë në pikëpyetje vetes, është a duhet të ishim aq transparent sa duhet me rezultatet e asaj që bënim deri te çdo bimë, apo ta fshihnim dhe ju nuk do të merrnit vesh asgjë dhe për rrjedhojë nuk do të kishte as debat. 

Unë zgjodha të thoja të vërtetën publikut dhe Shqipërisë. Kjo ishte Shqipëria  jonë. Do të ketë edhe një kohë që do të flas edhe politikisht, ndërsa tani po flas për punën që kam bërë. – tha ish-ministri.

Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.

Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRAMA E ISH-FUTBOLLISTIT DHE VESET! Nga kampion Italie përkrah Maradonës në endacak
Previous article 5 VITE MË PARË GJENIU I GODITJEVE TË DËNIMIT ZBARKOI NË PREMIER/ Shikoni momentet dhe golat më të bukur të yllit francez (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet Politikë

"PASQYRË ALBANIA"/ Rama: I gjithë shteti në sytë e qytetarit me një klik, të gjithë mund të shohin se çfarë ndodh me investimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT