Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të rikthejë për rigjykim çështjen për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Duke folur për mediat, pas vendimit, Tahiri tha se i vinte ndot e turp për “detyrat që kam mbajtur si deputet e gjithcka”.
E prisnit këtë vendim?
Tahiri: Jo nuk e prisja, mendoja që pas thuajse 3 vitesh historia do merrte një drejtim cilido qoftë.
Rikthimi në pikën zero është padrejtësi në vetvete.
Keni folur per krim e biznes që ishte kundër jush a mund të na flisni hapur kush po ju sulmon e për cilat arsye?
Tahiri: Mua realisht nëse ka dhe një njeri të dytë në Shqipëri që zvarirtet kështu gjykatave më vjen ndot e turp për detyrat që kam mbajtur si deputet e gjithcka.
Nëse ka një shqiptar të dytë e padiskutim që ka, më vjen ndot e turp.
Totalisht e pakuptimtë për mua që të vazhdojë kjo histori prej 3 vitesh
E kam kuptuar që cdo fjalë e imja më shumë i jep kuptim nga ju se sa i jap unë kuptim
Nuk kam asnjë emocion tani përvec domosdoshmërisë sime për të shkuar para.
Hapat qe do merrni me pas?
Tahiri: Të gjitha janë të hapura, një gjë e sigurt, beteja nis nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston.
Mbetet për tu parë se nuk e kam vendimin në dorë.


