• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Shefja e Epidemiologjisë: Çfarë po ndodh me koronavirusin në Shqipëri
Home
Sociale

COVID-19/ Shefja e Epidemiologjisë: Çfarë po ndodh me koronavirusin në Shqipëri

25 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 78 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 893 numrin total të të infektuarve. Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se trendi i rasteve të reja me COVID-19 vijon të mbetet i lartë.

Znj. Tomini shprehet se, kjo nuk vjen vetëm për shkak të heqjes së masave por kryesisht për shkak të mos respektimit të distancimit dhe përdorimit të maskave. “Duken të thjeshta, por nuk po respektohen nga qytetarët. Kjo ndodh në institucione publike, por edhe tek bizneset private”, tha shefja e Epidemiologjisë.

Znj. Tomini thotë se, nuk bëhet fjalë për valë të dytë. Sipas saj ky është vijim i valës së parë,  por njerëzit janë më të ekspozuar dhe kështu personat e infektuar, pa simptoma, do të bëjnë transmetimin e virusit.

Kur shumë shpejt pritet që njerëzit të dyndin plazhet, mjekja thotë se ende nuk ka studime të konsoliduara se rritja e temperaturave ul virulencën e COVID-19, ndaj dhe bën thirrje që të tregohet kujdes.

“Virusi është prezent dhe nuk mund të themi se virulenca e tij në Shqipëri është ulur. Aktualisht kemi dyfishim të kapaciteteve të testimeve ditore. Sigurisht që ka vend për të shtuar më shumë testime dhe jemi në përpjekje për të kryer më shumë testime aktive të kontakteve me rastet pozitive”, tha znj. Tomini.

Lidhur me ilaçin anti-viral “Remdesivir” që Agjencia Evropiane e Mjekësisë ka rekomanduar për përdorim në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në BE, Tomini tha se, “është një ndër preparatet që ndjek dhe shërbimi infektiv sipas rekomandimeve të OBSH-së”.

Një studim tregoi se pacientët me COVID-19, të trajtuar me “Remdesivir” janë shëruar për 11 ditë në krahasim me pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral, të cilëve u është dashur 15 ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON PRAPASKENAT/ Rama: Macron i premtoi Ramushit se për 4 muaj e heq veton për vizat, Merkel i tha please, please hiqe taksën
Previous article BIEN RASTET ME COVID-19 NË KOSOVË/ Në 24 orët e fundit më shumë të shëruar se të infektuar, shënohet dhe viktima e 42-të

Delo.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh Aktualitet

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT