• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDAHET NGA JETA BABAI I SOKOL BALLËS/ Gazetari jep lajmin e hidhur: Në kohë pandemie do jetë në lutjet tuaja në distancë
Home
Sociale

NDAHET NGA JETA BABAI I SOKOL BALLËS/ Gazetari jep lajmin e hidhur: Në kohë pandemie do jetë në lutjet tuaja në distancë

25 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Dhimbja më e madhe në këtë kohë pandemie është e atyre familjarëve që përcjellin në banesën e fundit njeriun e afërt. Për fat të keq, edhe gazetari i njohur Sokol Balla, përjeton në këtë kohë të vështirë humbjen e njeriut të shtrenjtë.

Mjeshtri i Madh, kameramani i njohur i RTSH-së, Lulzim Balla, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas luftës disavjeçare me një sëmundje të rëndë. i ati i gazetarit të njohur Sokol Balla, një nga figurat që ka shënuar emër në Televizionin Shqiptar, vuante prej 5-vitesh, por luftën me sëmundjen nuk e fitoi dot.

Babai i gazetarit, prej 43 vite, Lulzim Balla shërbeu në RTSH, si mjeshtër i kameras duke u kujdesur në detaje për imazhin e të gjithëve. Gjithnjë i qeshur e fjalë pak e me një karrierë të gjatë mbi supe, ai arriti në kthehej në figurën më të dashur për institucionin ku shërbeu për vite me radhë me përkushtim e devotshmëri.
Nga viti 2011, Lulzim Balla kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Pa dyshim që në këtë humbje të madhe nuk mund të mungonte dhe një mesazh i ndjerë nga i biri, i cili shkruan se ndarja me babain ishte e dhimbshme.

“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore.”,- shkruan Sokol Balla në mesazhin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POZA PARA FAMËS/ Ja si dukej Jonida Maliqi shumë vite më parë (FOTO)
Previous article TRAGJIKE/ Stuhi e madhe në Gjirokastër, vetëtima godet për vdekje një djal të ri

F.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT