• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DREJTËSI SELEKTIVE!” Rama: 21 vite asnjë serb s’u hetua për krime lufte, vetëm shqiptarët e Kosovës
Home
Politikë

“DREJTËSI SELEKTIVE!” Rama: 21 vite asnjë serb s’u hetua për krime lufte, vetëm shqiptarët e Kosovës

25 June, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama akuzoi se drejtësia ndërkombëtare ka qenë selektive, pasi shqiptarët e Kosovës po hetohen prej 21 vitesh, ndërsa në krahun tjetër asnjë serb nuk është hetuar për krimet e luftës në Kosovë. Por pavarësisht kësaj, Edi Rama evidentoi se Serbia vijon hapjen e kapitujve të integrimit me BE-në.

“Nuk dua të hyj në teori konspiracioni, por janë 20 vite, një gjë do të ishte gjetur, një, jo 100 dhe 1000. Të numërosh ato rreth kaq dhe rreth aq, ka të ngjarë të dalin më shumë viktima nga dora e atyre që u ngritën për t’u çliruar sesa nga dora e atyre që u ngritën për të spastruar etnikisht një popull. Kjo është e pashembull, kjo është përgjigja që kam marrë nga ekspertë vendas dhe të huaj. Nuk po flas që 2-3 ekspertë tanë që janë me vlerë, por ne e kemi këtë, që kur e dëgjojmë në anglisht është e vërtetë, asnjë nuk më tha se ka një praktikë ndërkombëtare. Askush nuk di të thotë se dy individë që janë edhe autoritete në një vend sovran kthehen botërisht, në të akuzuar që nuk kanë akuzë, ku është akuza? Ose është model eksperimental i drejtësisë të re ndërkombëtare.

Kjo është çmenduri. Për t’iu kthyer për herë të fundit, bartësit e institucioneve të larta të Kosovës i janë nënshtruar dhe duhet ti nënshtrohen pavarësisht se shpallen të pafajshëm, ndërsa Serbia vijon hap kapitujt r negociatave për integrimin në BE. Unë jam po ai që isha në Beograd, po ai në takimin për shengenin rajonal dhe ai që jam sot dhe nuk u heq asnjë presje për të ndërtuar së bashku me serbët një të ardhme tjetër, por drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe drejtësia e proceseve të përsëritura gjyqësore është mungesë drejtësie, kjo është pak por e thënë nga një piktor është e sigurt. Dhe për ta mbyllur, dua të them se ky tribunal sa është i padrejtë aq është i pashmangshëm, kjo është arsyeja se përse nuk mendoj, as sot, përkundrazi, që Thaci, Veseli dhe ata që e kanë votuar në 2015 këtë gjykatë kaq speciale sa nuk ka shoqe në planet kanë bërë gjënë e duhur. Pas shuarjes së UCK, lufta me armë është kthyer në luftë të ftohtë për njohjet” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ISHIM NË SHTËPI TË VJETËR”/ E kaluara e vështirë e familjes së Ronaldos: Miu po më hante fytyrën, por më shpëtoi…
Previous article REKORDI/ Solskjaer futet në histori me zëvendësimet e habitshme!

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë Aktualitet

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike Politikë

"BASHKËPUNIMI ME SHBA, KYÇ PËR..."/ Ministri Nufi: Forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes, domosdoshmëri strategjike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT