Një person nga Durrësi është arrestuar sot nga policia pasi ka bërë thirrje për vrasjen e çifutëve në Shqipëri.
Në pranga ka rënë Eduard Guza, banues në fshatin Koxhas në Shijak.
Ai akuzohet për propagandë dhe për kryerjen e veprimeve terroriste.
Sakaq ai akuzohet dhe për nxitje të urrejtjes dhe grindjes.
Antiterrori e arrestoi pasi bëri një analizë të “facebook-ut” të tij, ku vëreheshin thirrjet nxitëse.


