Qyteti i Delvinës sot regjistroi 6 raste me koronavirus, ku sipas burimebe njëri prej tyre ishte punonjës i bashkisë.
Menjëherë pas konstatimit, mësohet se bashkia është mbyllur.Mësohet se i prekur është një punonjës i policisë bashkiake, i cili rezulton të jetë kunati i pacientit të parë të regjistruar në këtë qytet.
Pas këtij rasti ka nisur dezinfektimi i zyrave të Bashkisë. Kryetarja e Bashkisë u ka dhënë 1 orë leje punonjësve deri në përfundim të procesit.


